Ndal Ndotjes! – Instalacioni që do të inaugurohet në Fier (foto) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndal Ndotjes! – Instalacioni që do të inaugurohet në Fier (foto)

17:14 | 18/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Një grup artistësh e kanë kthyer artin e tyre në mision për të adresuar një mesazh të fortë për pushtetarët vendor dhe industrinë që ndot ajrin, tokën dhe ujrat në Fier, qarku me një shkallë shumë të lartë të ndotjes mjedisore.

Instalacioni, vepër e skulptorit Arben Bajo, është një ngërthim objektesh me peshë të fuqishme konotative nga industria e “djeshme” e naftës… të cilat sot po përfundojnë për skrap!

Ndërsa kësaj teknologjie i ka përfunduar përfundimisht koha, në Fier jetojnë ende, naftëtarët e djeshëm, qytetarë të sotëm në pension, për të cilët këto objekte janë dëshmi e rinisë, e profesionit të mundimshëm dhe përpjekjeve për nxjerrjen e arit të zi; Instalacioni që po krijohet për të përcjellë mesazhin e qartë kundër Ndotjes, shndërrohet njëherësh edhe në një nderim për sakrificën e brezave të tërë që punuan dhe punojnë si naftëtarë: Ndotjen nuk e shkakton Nafta, pasuri dhe bekim për tokën ku rrjedh, as njeriu që e lidh jetën me profesionin, ndoshta as teknologjia…. sepse është dëshmi e vetë evolucionit të shkencës që e bën njeriu. Ndotja, në radhë të parë, luftohet me politika shtrënguese ndaj industrisë
nxjerrëse dhe përpunuese të naftës… çka çon edhe në detyrimin për të përsosur teknologjinë. Kjo është rruga nga ku ka ecur në të gjithë botën zhvillimi i kësaj industrie dhe teknologjisë së saj. Ka ardhur koha që pushteti vendor të mos jetë “kokëulur” përpara “të fuqishmëve” të naftës. Ata duhet të harxhojnë për të mos ndotur, jo vetëm për të fituar naftë nga toka.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Siç na tregon drejtuesi ideatori i këtij projekti, regjisori i njohur Milto Kutali, elementët e përdorur në instalacion kanë ndërruar pozicion dhe dimension. Nuk janë sipas rendit që kishin “kur ishin në punë”… ato dëshmojnë kësisoj “përmbysjen e të vjetrës”, “shformim”… Vepra është e lyer me të kuqe. Eshtë e kuqja e “sakrificës”. Së djeshme. Por edhe sakrifica e sotme. Kjo që po paguajnë akoma njerëzit që rrojnë në këtë rajon të bekuar nga pasuria e nëntokës!

Në këtë marrëdhënie të çuditshme, e vjetër sa jeta në planet, midis: njeriut – pasurisë që prodhon toka – industrisë- evolucionit teknologjik… akoma nuk e dimë se kush është i “fituari”!!! Ka një “perversion” si çdo “marrëdhënie treshe”… ka ngatërrime aksesh… ka përmbysje vendesh… Sepse ndërrojnë rrugë, apo ndërrojnë rrugës interesat, fiton “pasurimi i disave në kurriz të disave… që rezulton të jenë shumica”!

I fituari, në të gjitha rastet, duhet të jetë njeriu! Qenia më speciale që natyra e ka shpikur në këtë planet… ku gëlojnë edhe pasuri të tjera… Njeriu i nxjerr dhe i përdor për të mirën e tij! Njeriu e ka në dorë t’i përdorë dhe t’ua kufizojë të keqen!

Njeriu, në rastin tonë, është QYTETARI fierak, i ndërgjegjësuar që e ka të drejtë, të cilën duhet ta gëzojë, pastërtinë e ajrit; I ndërgjegjësuar për t’ia kërkuar të zgjedhurve prej tij ta ushtrojnë me forcë kompetencën për të siguruar cilësi të mirë të ajrit, tokës dhe ujit për banorët e Fierit.

Ky është Instalacioni që do të inaugurohet së shpejti në Fier. Vepër që u mundësua nga fonde të qeverisë zvicerane përmes projektit Lëviz Albania që kontribuon në forcimin e demokracisë vendore.

 

Etiketa: banorët e FieritInstalacioniNdal Ndotjes!QYTETARI fierak

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
“Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë”, Hahn: BE kërkon më shumë kohë

“Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë”, Hahn: BE kërkon më shumë kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com