Pas leximit të raportit të PS për refuzimin e kërkesës së SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit të Belinda Ballukut, ka folur në mbledhjen e grupit socialist edhe kryeministri Edi Rama.
Rama u shpreh se ndaj saj nuk ka akuzë as për vjedhje dhe as për korrupsion, por dyshime për shkelje barazie në tendera, që sipas tij bazohen në disa mesazhe të gjetura pas 6 vitesh në telefonin e një drejtori.
“Sot jemi këtu që të shpallim publikisht qëndrimin tonë në lidhje me kërkesën e SPAK për autorizim kufizimi lirie të Belinda Ballukut.
Ndaj saj është ngritur një akuzë jo për vjedhje, jo për korrupsion apo gjësendi tjetër të lidhur me ndonjë skenë krimi apo flagrancë në kryerjen e një vepre penale, por vetëm për dyshimin e arsyeshëm se në cilësinë e ish-ministres, ka kryer veprën e mosbarazisë në tendera nga mesazhe të gjetura 6 vite më pas në celularin e një drejtori.
Nuk ka ndodhur kurrë një budallallëk i kësaj natyre”, u shpreh Rama.
gijotina.com/










