Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.
Mësohet se kryebashkiaku Memolla pësoi arrest kardiak.
Memolla i zgjedhur nga PS-ja, mori këtë detyrë pas 30 qershorit, kur u zhvilluan edhe zgjedhjet monopartiake.
Më herët këtë detyrë e mbante, Beqir Nuredini i zgjedhur nga PDIU-ja.