Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele gazetarja Adelajda Xhamani.
Dyshohet se shkak i ndarjes nga jeta i gazetares dhe ish- banores së “Big Brother Albania”, të ketë qenë një atak kardiak, gjithashtu mësohet se Xhamani vuante nga epilepsia.
Sipas policisë, trupi i pajetë i gazetares është gjetur rreth orës 05:10 të mëngjesit në banesën e saj, në rrugën e “Thesarit”, ku ajo jetonte e vetme.
Adela ka lindur në qytetin e Kavajës. Në vitet e para të karrierës së saj ka qenë mësuese në qytet, ndërsa në Shqipëri u bë e njohur nga pjesëmarrja në “Big Brother”.