Është ndarë nga jeta një anëtar i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nën/tetar Erjon Naska. Lajmin e kanë bërë të ditur miq e të afërm të tij, në një postim në Facebook.
Nuk dihen shkaqet që çuan në ndarjen nga jeta të Naskës, por dyshohet për një arrest kardiak.
Postimi
“Na trishtove pa fund N/Tetar Erjon Naska. S’duam t’a besojmë që ti s’je më pranë nesh, pranë togës së parë, pranë kompanisë së parë…Zemërluani i togës së parë, djali që nuk prishte kurrë qejf, djali që u jepte moral të gjithëve …më mungon pafund shoku im, miku im vëllai im…qofsh i xhenetit zoti të pastë pranë vetes.”