NATO takim në Madrid, ja çfarë pritet të vendoset – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO takim në Madrid, ja çfarë pritet të vendoset

16:38 | 28/06/2022
në Bota
0

Sot në Madrid mblidhen 30 udhëheqësit e aleancës së NATO-s, për një takim të nivelit të lartë që zhvillohet nesër dhe pasnesër. Takimi vjen në një periudhë të vështirë, të shkaktuar nga agresioni rus kundër Ukrainës. Gjatë takimit udhëheqësit pritet të shfaqin unitetin e tyre në mbështetje të Kievit, të vendosin për shtimin e pranisë së forcave të NATO-s në krahun lindor të saj dhe miratimin e një koncepti strategjik mbi përparësitë e aleancës në dekadën e ardhshme. Rrugët e kryeqytetit spanjoll janë shumë të ngarkuara.

“Madridi është i pakalueshëm nga numri i madh i njerëzve, trafiku dhe siguria”, thotë një banor.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut takohet këtë javë në Madrid në një periudhë urgjente të ripohimit të misionit të saj origjinal, atë të parandalimit të agresionit të Rusisë kundër demokracive perëndimore.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara dhe udhëheqës të tjerë të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, duan të tregojnë forcën dhe unitetin në mbështetje të rezistencës së Ukrainës ndaj sulmit të ashpër të forcave të Presidentit rus Vladimir Putin.

30 anëtarët e NATO-s pritet që të rrisin mbështetjen për Ukrainën, të shtojnë praninë e forcave të tyre në krahun lindor të aleancës dhe të miratojnë një koncept strategjik, që përcakton përparësitë kryesore për dekadën e ardhshme me theks të veçantë ndaj ambicieve ushtarake ndërkombëtare në rritje të Kinës.

“Është një takim i nivelit të lartë që zhvillohet në një nga momentet më dramatike të marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Rusinë dhe gjithashtu me Shtetet e Bashkuara. Është takim shumë i rëndësishëm. Është hera e parë që ndodh gjatë një lufte në Evropë”.

Sulmi rus në Ukrainë e ka kthyer NATO-n në parimet fillestare të saj. Rusia është çështja dhe kundërshtari kryesor me të cilin përballet aleanca. Në takimin e nivelit të lartë në Madrid do të diskutohen mënyra për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar mbrojtjen përgjatë kufijve lindorë të NATO-s, ku vendet si Rumania deri tek shtetet baltike shqetësohen se mund të jenë shënjestra e radhës e Vladimir Putinit.

Zgjerimi i NATO-s drejt lindjes, në atë që zoti Putin e sheh si sferë tradicionale të ndikimit të Rusisë, çon në thelbin e arsyetimit të Moskës për sulmin e saj ndaj Ukrainës. Para luftës, Presidenti Putin kërkoi nga NATO të ndalonte zgjerimin dhe të tërhiqte forcat e saj nga lindja. Por, sulmi rus po shkakton të kundërtën.

Aleanca po përpiqet të ruajë një ekuilibër të ndjeshëm, duke armatosur Ukrainën, por pa u futur në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë, e cila zotëron armë bërthamore.

Kjo është arsyeja përse nuk parashikohet futja e Ukrainës në NATO në të ardhmen e afërt, pavarësisht se ky vend është futur në rrugën e anëtarësimit, së bashku me Gjeorgjinë, më 2008.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet që t’u drejtohet udhëheqësve të NATO-s në një lidhje videofonike, por ai ka pranuar se anëtarësimi në NATO është një synim i largët dhe se tani ai është i përqendruar në anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian.

Sidoqoftë, zgjerimi i aleancës mund të ndodhë. Finlanda dhe Suedia kanë braktisur statusin e tyre neutral, duke kërkuar anëtarësim në NATO, si masë mbrojtjeje ndaj një Rusie gjithnjë e më agresive. Por Turqia, e cila ka ushtrinë e dytë më të madhe të NATO-s, është pengesë për qëllimet e Suedisë dhe Finlandës, të paktën tani për tani.

“Turqia nuk ka kundërshtuar në mënyrë të pakthyeshme, por ajo dëshiron që shqetësimet e saj të sigurisë të zgjidhen”, thotë Salvador Sanchez Tapia, profesor në Universitetin e Navarrës.

Suedisë dhe Finlandës u duhet mbështetje unanime e të gjithë anëtarëve të NATO-s, por presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vazhdon të këmbëngulë se ai do të lejojë futjen e dyshes nordike në NATO, vetëm nëse ato ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj grupeve rebele kurde, të cilat Turqia i konsideron si terroriste. Turqia kërkon po ashtu ekstradimin e anëtarëve të organizatave kurde që janë kundër qeverisë së presidentit turk dhe heqjen e kufizimeve ndaj Turqisë për eksportet e armëve.

“Nuk do të ndryshojmë qëndrimin tonë derisa Suedia dhe Finlanda të ndërmarrin hapa të qartë, konkretë dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg organizoi bisedime me Turqinë, Suedinë dhe Finlandën javën e kaluar, në përpjekje për të tejkaluar ngërçin, por nuk është e garantuar se në takimin e Madridit do të ketë përparim./VOA

Etiketa: NATOsanksione

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
“Jemi takuar”, Berisha: Mirëpritet kontributi i Metës kundër Ramës!

Berisha zbulon sloganin e protestës së 7 korrikut: Shqipëria në rrezik! Ç’duhet të bëjmë?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com