NATO i kthen përgjigje Rusisë: Nuk i tërheqim forcat nga Rumania dhe Bullgaria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO i kthen përgjigje Rusisë: Nuk i tërheqim forcat nga Rumania dhe Bullgaria

21:24 | 21/01/2022
në Bota
0

NATO-ja hodhi poshtë të premten kërkesat ruse për të tërhequr forcat e saj nga Rumania dhe Bullgaria ndërsa vazhdonin përpjekjet diplomatike për të parandaluar një luftë në Evropë në kushtet kur Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa pranë kufijve të Ukrainës.

“NATO-ja nuk do të heqë dorë nga e drejta për të mbrojtur njëri-tjetrin, përfshirë praninë e trupave në pjesën lindore të aleancës” – tha në një deklaratë zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.

Moska ka kërkuar garanci ligjërisht të detyrueshme nga NATO-ja se ajo do të ndalojë zgjerimin dhe do të kthehet në kufijtë e vitit 1997.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Më herët të premten, ministria e jashtme ruse tha se garancitë e sigurisë që kërkon Moska nga Perëndimi përfshijnë dispozita që kërkojnë që forcat e NATO-s të largohen nga Rumania dhe Bullgaria.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë do të thoshte kjo për Bullgarinë dhe Rumaninë, të cilat u anëtarësuan në NATO-n pas vitit 1997, ministria tha se Rusia donte që të gjitha trupat e huaja, armët dhe pajisjet e tjera ushtarake të tërhiqeshin nga ato vende.

NATO-ja i hodhi poshtë këto kërkesa, duke thënë se një gjë e tillë do të krijonte aleatë të dorës së parë dhe të dytë të NATO-s, gjë që aleanca nuk mund ta pranonte.

“Ne hedhim poshtë çdo ide për sfera ndikimi në Evropë. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo përkeqësimi të mjedisit tonë të sigurisë, edhe me forcimin e mbrojtjes sonë kolektive,” tha zëdhënësja e NATO-s.

“NATO-ja është vigjilente dhe vazhdon të vlerësojë nevojën për të përforcuar pjesën lindore të Aleancës sonë.”/VOA/

Etiketa: BullgariaforcatNATOpërgjigjeRumaniaRusia

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Engjëlli i Ramës dhe fabula e shkarkimit

Engjëlli i Ramës dhe fabula e shkarkimit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan –

Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan –

10:43 | 15/03/2026
Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

10:11 | 15/03/2026
Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

09:57 | 15/03/2026
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

09:29 | 15/03/2026
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

09:09 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan –
  • Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –
  • Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –
  • Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –
  • Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –
  • Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kërkesa e SPAK për arrestimin, kuturisje, s’mund të bëjnë ç’të duan –
  • Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com