NATO dhe BE zotohen për bashkëpunim më të ngushtë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

NATO dhe BE zotohen për bashkëpunim më të ngushtë –

14:07 | 10/01/2023
në Bota
0

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, nënshkroi deklaratën e përbashkët për bashkëpunim strategjik me Bashkimin Evropian.

Kjo deklaratë, që u nënshkrua të martën në selinë e aleancës në Bruksel, synon “ngritjen në një nivel më të lartë” të raporteve të këtyre dy institucioneve.

Deklarata u nënshkrua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Stoltenberg tha se deklarata e tretë e NATO-s dhe BE-së për bashkëpunim strategjik, është më e rëndësishme se kurrë më parë, duke pasur parasysh sfidat me të cilat përballet aleanca ushtarake perëndimore, veçmas pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.

Shefi i NATO-s bëri thirrje që të ruhet uniteti i botës së lirë demokratike karshi kërcënimeve të Moskës.

“Presidenti [i Rusisë, Vladimir] Putin, deshi ta pushtojë Ukrainën për disa ditë dhe të na ndajë ne. Në të dyja këto dështoi”, tha Stoltenberg.

“Duhet të vazhdojmë të forcojmë sigurinë euroatlantike dhe sigurinë e Evropës”, shtoi ai.

Përveç Rusisë – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – Stoltenberg përmendi edhe Kinën si sfidë për sigurinë e përbashkët të NATO-s dhe BE-së.

Deklarata për bashkëpunim strategjik konfirmon rolin kyç të NATO-s si shtyllë e sigurisë kolektive euroatlantike, por edhe nevojën për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Bashkimit Evropian. Ky dokument po ashtu kërkon më shumë bashkëpunim mes dy institucioneve për t’u përballur me sfidat e reja, sulmet kibernetike, manipulimet informative, terrorizmin e deri te katastrofat natyrore.

Ndërkaq, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se NATO dhe BE janë rritur paralelisht dhe kanë plotësuar njëra-tjetrën përgjatë historisë.

Aktualisht, nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian, 21 janë anëtare të NATO-s. Ky numër pritet të arrijë në 23 pasi Finlanda dhe Suedia të hyjnë në aleancë.

“Putin deshi më pak NATO, por e arriti të kundërtën. Tani kemi më shumë NATO dhe më shumë BE. Po e përshpejtojmë edhe procesin e zgjerimit drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha Michel, duke paralajmëruar më shumë investime në mbrojtje dhe vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën.

Pak pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Finlanda dhe Suedia vendosën që t’i bashkohen NATO-s. Aktualisht, Turqia po mban të bllokuar procesin e anëtarësimit, duke kërkuar plotësimin e disa kushteve para ratifikimit të aplikimit për anëtarësim në aleancë të këtyre dy shteteve nordike. Edhe Hungaria ende nuk ka ratifikuar pranimin e këtyre dy shteteve në NATO.

Por, me hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në aleancë, nën mbrojtjen e NATO-s do të jenë 96 për qind e qytetarëve të BE-së, tha Michel. Ai shtoi se NATO-ja do të mbështesë edhe sigurinë e shteteve të bllokut që nuk janë anëtare të aleancës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se sfidat dhe kërcënimet e përbashkëta nuk vijnë vetëm nga Rusia.

“Kërcënimi i Rusisë është më i afërmi, por jo i vetmi kërcënim për aleancën tonë. Duhet të kemi rezistencë edhe ndaj qëllimeve të Kinës që synojnë të vënë në dyshim sigurinë dhe stabilitetin tonë”, tha ajo.

Von der Leyen shtoi se në të ardhmen, BE-ja dhe NATO-ja do të angazhohen në luftimin e ndërhyrjeve nga jashtë dhe manipulimeve të informacionit.

Ajo paralajmëroi se do të vazhdojë ndihma për Ukrainën dhe theksoi se blloku do të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, por edhe ndaj Bjellorusisë – aleates së Putinit – për rolin që ka në luftën kundër Ukrainës.

Presidentja e KE-së tha se duhet të rritet prodhimi i armatimit në vendet e bllokut, dhe kjo sipas saj duhet të bëhet në bashkëpunim me NATO-n. Paralajmërim të ngjashëm bëri edhe Stoltenberg, i cili tha se është e nevojshme të prodhohen armë dhe municione, për shkak se furnizimet me to janë pakësuar për shkak të ndihmës ushtarake për Ukrainën. Liderët e dy institucioneve po ashtu kërkuan që Suedia dhe Finlanda sa më shpejt të bëhen anëtare të NATO-s.

Stoltenberg u shpreh i bindur se Turqia dhe Hungaria do të ratifikojnë anëtarësimin e dy shteteve nordike në aleancën ushtarake./REL

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Mediu mbërrin në SPAK, dy akuzat për ish-ministrin

Mediu mbërrin në SPAK, dy akuzat për ish-ministrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon –

Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon –

23:22 | 08/12/2025
(VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët –

(VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët –

22:28 | 08/12/2025
Dinamo dominon Flamurtarin me tre gola në Vlorë, ngjitet në vendin e tretë –

Dinamo dominon Flamurtarin me tre gola në Vlorë, ngjitet në vendin e tretë –

22:06 | 08/12/2025
Duhet t’a nisim nga vetja –

Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s –

21:48 | 08/12/2025
Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –

Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –

21:36 | 08/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon –
  • (VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët –
  • Dinamo dominon Flamurtarin me tre gola në Vlorë, ngjitet në vendin e tretë –
  • Deklaruan se janë të Guardia Di Finanza-s –
  • Nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë –
  • S’ka asgjë të keqe me ambicien. Qëllimi im është që PD të fitojë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pulisic nderon Milanin, kuqezinjtë përmbysin Torinon –
  • (VIDEO) Elbasani mposht Vllazninë dhe merr kreun, tension në stadium nga përplasja me tifozët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com