“Na u lut të mos e vrisnim”/ Dëshmi tronditëse: Fridmani kërkoi falje – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Na u lut të mos e vrisnim”/ Dëshmi tronditëse: Fridmani kërkoi falje –

10:15 | 30/09/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Vrasja e Fridman Xhaferajt në 2 qershor 2023 në Korçë, është një nga krimet më kriminale të kryera nga Laert Haxhiu dhe banda e tij me bazë veprimi në Lushnjë, Pogradec dhe Korçë.

Fridmani, sapo kishte dalë nga burgu i Peqinit, teksa akuzohe për djegien e një makine në Lushnjë, porosi që ishte dhënë nga kushëriri i tij, Laert Haxhiu. Xhaferaj dhe Haxhiu, nuk ishin thjesht dy të njohur në Lushnjë, por ata janë kushërinj mes njëri-tjetrin.

Pas vrasjes me një plumb pistolete, Fridmani, është hedhur në ujërat e një rezervuari në Korçë, duke dalë trupi i tij i pajestë në sipërfaqen e ujit, pas 12 ditë.

“Ora News” zbardh ekskluzivisht dosjen hetimore të prokurorisë së Elbasanit, e cila nga mesdita e djeshme ka çuar materialin voluminoz në gjykatën e Elbasanit, duke kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 13 personat e arrestuar.

Në materialin e siguruar nga gazetari Elton Qyno, jepet një tablo e qartë e aktivitetit kriminal të kryer gjatë viteve 2021 deri në vitin 2023.

Për këtë periudhë kohe, ka folur Artan Tafani i arrestuar në Tiranë, duke treguar të gjitha krimet që ka kryer me Laert Haxhiun dhe anëtarët e grupit të tij.

Në rrëfimin e Artan Tafanit thuhet se brenda 24 orëve grupi i Laert Haxhiut ka kryer dy vrasje. Njërën në Tepelënë, duke ekzekutuar në derë të shtëpisë tregtarin Çajup Selimin dhe tjetrën në Korçë, duke vrarë me plumb në kokë dhe më pas hedhur në rezervuarin e Gjançit, trupin e Fridman Xhaferaj.

Vrasja e Çajup Selimit u krye për 50 mijë euro

Bashkëpunëtori i prokurorisë së Elbasanit, ka treguar krime nga data 1 qershor 2021 deri në momentin e grabitjes së “Tele.Co” në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku ai u zbulua.

“…në 1 qershor 2021 në Tepelenë, unë së bashku me Laert Haxhiun, Erisiano Abedinin, Lulzim Spahinë, Ligor Romaçkën dhe Bujar Abedinin, kemi ekzekutuar në shkallët e një pallati, Çajup Selimin. Porosinë për këtë vrasje e kishte marë, Laert Haxhiu, ku me sa mbaj mend shuma ishte paguar 50 mijë euro. Erisiano Abedini dhe Bujar Abedini, ishin njerëzit që na mbanin në kontakt për sa i përket informacioneve për lëvizjen e Çajupit. Vrasjen zgjodhëm ta kryenim natën, kur Çajupi të kthehej në shtëpinë e tij që e kishte në pallat…”, ka treguar Artan Tafani.

Më tej ky i fundit ka rëfyer se pas vrasjes së Çajupit,  Laert Haxhiu, Lulzim Spahiu dhe Ligor Romaçka nga Korça, kanë udhëtuar nga Tepelena në drejtim të Lushnjës, e mandej nga Lushnja në drejtim të Korçës.

I gjithë udhëtimi është kryer natën, me qëllim për të vrarë në 2 qershor, Fridman Xhaferaj, i cili disa ditë më parë kishte shkuar në Pogradec dhe Korçë me qëllimin largimin në Greqi.

Para hetuesve, Aleksandër Xhaferaj, vëllai i viktimës ka deklaruar se:

“…në datën 24 Maj 2021, së bashku me vëllanë tim Fridmanin ka ardhur në shtëpi një person me emrin Kristi Bixheku, që drejtonte makinën tip “Mercedez-Benz” me ngjyrë të zezë me targa AA 980, ndërsa dy shkronjat e fundit nuk i mbaj mend. Bixheku, na ka marë mua dhe Fridmanin dhe së bashku kemi shkuar në Elbasan, dhe aty jemi takuar me Lulzim Arapin. Mbasi kemi konsumuar kafe, jemi ndarë ku unë dhe Kristi jemi kthyer në Lushnjë, ndërsa Lulzimi dhe Fridmani, kanë shkuar në drejtim të Korçës. Kur kemi shkuar në Lushnjë, Kristi Bixheku, ka paguar një shumë prej 22.000 lekë, pasi i ka prerë biletën për të shkuar në Greqi…”.

Më pas drejt Korçës, është nisur dhe Kristi Bixheku dhe të tre së bashku, Fridmani, Lulzimi dhe Kristi, kanë qëndruar në datat në datat 25, 26 dhe 27 Maj 2021 në ambientet e hotel “Dea” në Korçë, gjë e cila është konfirmuar jo vetëm nga verifikimi i regjistrave të këtij hoteli por edhe nga dëshmitë e punonjësve.

Vrasja e Fridman Xhaferaj

Për bashkëpuntorin e drejtësisë Artan Tafani, vrasja e Fridman Xhaferaj, ka qënë më e rënda dhe shtazarakja. Kjo vrasje ka lënë shenja tek ai, duke besuar se Laert Haxhiu, tashmë ishte kthyer në bishë, një njeri me paranoja që ishte i gatshëm të vriste këdo nga grupi i tij, nëse dyshonte se mund ta tradhëtonte.

Vrasja e tij në Korçë, është kryer vetëm, sepse Xhaferaj në një moment e kishte kërcënuar kushëririn e tij Laertin, se nëse ky i fundit nuk e ndihmonte për ta nxjerrë nga burgu i Peqinit, Fridmani do fillonte të fliste në polici dhe prokurori, për vendodhjen e të kërkuarit Laert Haxhiu dhe krimet e tij.

 “…kërcënimi apo shantazhimi se Fridmani do fliste në burg, nëse Laerti nuk e ndihmonte, nuk është pritur mirë nga Haxhiu. Këtë mesazh, Fridmani ja kishte çuar këshëririt të tij, përmes avokatit që shkonte çdo muaj e takonte në burg. Avokati ia ka përcjellë Laert Haxhiut dhe që në këtë moment, ai ka filluar të dyshojë mbi besnikërinë dhe qëndrueshmërinë e Fridmanit. Në këtë moment Laerti, ka filluar të bëjë plane dhe të flasë për ndëshkimin e tradhtarëve, ndërsa shprehej se kushëriri i tij,i kishte ulur reputacionin…Fridmani kishte rënë në burg për djegien e një makine”-tregon bashkëpunëtori i prokurorisë.

Përmes lidhjeve të tij, Laert Haxhiu arrin të ndryshojë në gjykatën e Lushnjës, masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për Fridman Xhaferaj./ ORA NEWS

Read more

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

Të Lidhura

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:02 | 26/12/2025
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me...

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

nga 27
07:58 | 26/12/2025
0

Nëse integrimi në BE do të ndodhë pa rritur cilësinë e ekonomisë dhe të vlerës së punës në Shqipëri, emigrimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

nga 27
07:42 | 26/12/2025
0

Dashi Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

nga 27
07:34 | 26/12/2025
0

Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht pritet të...

Para
“Ose e imja, ose e askujt”/ Ja pse shqiptari vrau gruan dhe veten –

"Ose e imja, ose e askujt"/ Ja pse shqiptari vrau gruan dhe veten -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 8 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:02 | 26/12/2025
Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

07:58 | 26/12/2025
Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –

07:42 | 26/12/2025
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025

07:34 | 26/12/2025
“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 26 Dhjetor 2025 –
  • Parashikimi i motit për sot, 26 Dhjetor 2025
  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 26 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Emigrimi i lartë i shqiptarëve, mungesë besimi te qeverisja dhe perspektiva ekonomike –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com