Prishën qetësinë publike, duke vënë muzikë të lartë në lokalet që menaxhojnë, procedohen penalisht dy menaxherët.
Sekuestrohen pajisjet që gjenerojnë muzikën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në vijim të kontrolleve për zbatimin e ligjit, si dhe parandalimin e ndotjes akustike, kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të banorëve, nga muzika e lartë në lokale.
Gjatë kontrolleve, në një lokal në rrugën “Mine Peza”, dhe në një lokal në Vorë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar muzikë të lartë që përbënte shqetësim për banorët.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për dy menaxherët e lokaleve, shtetasit H. H., 24 vjeç, dhe F. M., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.