Mungon siguria në shkolla, prindërit peticion për marrjen e masave urgjente – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mungon siguria në shkolla, prindërit peticion për marrjen e masave urgjente –

15:12 | 08/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? –

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli –

Kam marrë kërcënime me pushkatim… –

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

Siguria e fëmijëve në shkolla është kthyer në një shqetësim të përditshëm për prindërit. Rastet e bullizmit, dhuna dhe tensionet kanë shtyrë dhjetëra prej tyre të reagojnë.

Peticioni, kërkon rritjen e sigurisë fizike dhe një monitorim më të fortë të rasteve problematike, me qëllim krijimin e një mjedisi më të qetë.  Deri më tani, mbi 1.000 prindër e kanë firmosur peticionin. Hapi i radhës pritet të jetë dërgimi i tij në Ministrinë e Arsimit.

Kërkesat e prindërve

Ne, prindër dhe qytetarë të shqetësuar për të ardhmen e fëmijëve tanë, kërkojmë që arsimi bazë në Shqipëri të garantojë një zhvillim të plotë, cilësor dhe gjithëpërfshirës, i cili i përgjigjet nevojave akademike, emocionale, fizike dhe sociale të nxënësve.

Qëllimi ynë është ndërtimi i një sistemi arsimor që vendos fëmijën dhe mësuesin në qendër, duke garantuar siguri, mirëqenie dhe zhvillim real.

1. Siguri dhe mirëqenie në shkolla

-Të zbatohen protokolle të qarta kundër bullizmit, me mbikëqyrje fizike të vazhdueshme dhe ambiente të sigurta, përfshirë oborret dhe hapësirat sportive.

-Në rast mungese të një mësuesi, të caktohet mësues kujdestar (zëvendësues) që të mbikëqyrë nxënësit dhe të sigurojë vijimësinë e aktivitetit mësimor.

-Të merren masa për eliminimin e shkollave me dy turne, në mënyrë që nxënësit të kenë orar të plotë, mësues të mjaftueshëm dhe më shumë hapësirë për aktivitete fizike, kreative dhe sociale.

 2. Ngarkesë mësimore dhe orare të balancuara

-Detyrat e shtëpisë të jenë të përshtatura sipas moshës, veçanërisht në ciklin fillor.

-Fëmijëve t’u garantohet kohë e mjaftueshme për lojë, relaksim dhe aktivitete psiko-sociale, të domosdoshme për zhvillimin e shëndetshëm emocional.

 3. Lëndë praktike dhe aktivitete zhvilluese

-Lëndët e artit, edukimit fizik dhe aktivitetet psiko-sociale për klasat I–V të zhvillohen nga mësues të specializuar, jo nga mësuesja e klasës/kujdestarja, për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm.

-Fëmijët të mos qëndrojnë për periudha të gjata ulur, por të kenë mundësi të shprehin energjinë, kreativitetin dhe aftësitë sociale.

 4. Vakti i drekës në shkollë

-Të ofrohet vakt dreke i balancuar dhe i shëndetshëm në shkollë.

-Nxënësit e ciklit fillor të kenë mundësi të qëndrojnë në shkollë të paktën deri në orën 14:00, në kushte të sigurta dhe mbikëqyrje të përshtatshme.

 5. Mbështetje për fëmijët me nevoja të veçanta

-Çdo fëmijë me nevoja të veçanta të ketë pranë mësues ndihmës gjatë gjithë orarit mësimor, dhe jo vetëm për dy orë, siç ndodh aktualisht.

Kjo është thelbësore për përfshirje reale, mbështetje të vazhdueshme dhe barazi në arsim.

 6. Numër më i ulët nxënësish në klasa

Veçanërisht në shkollat ku numri i nxënësve kalon 35 për klasë, të merren masa për reduktimin e numrit, në mënyrë që të sigurohet mësim më efektiv dhe kujdes individual.

7. Identifikim kombëtar i nevojave të fëmijëve

-Të krijohen teste të standardizuara kombëtare për identifikimin e nevojave të fëmijëve.

-Përcaktimi i nevojave të mos mbetet në dorë të prindit dhe zgjidhjeve private, por të jetë përgjegjësi e sistemit arsimor.

Kjo do të ndihmojë në planifikimin realist të burimeve: numrin e mësuesve, specialistëve dhe kapaciteteve që sistemi ka realisht.

 8. Ambientet stimuluese në arsimin fillor

-Arsimi fillor duhet të ketë vëmendje të veçantë ndaj ambienteve stimuluese, ku fëmijët të prekin, të eksplorojnë, të zbulojnë talentet dhe potencialin e tyre.

Qëllimi është aftësimi i fëmijëve për jetesën në komunitet, secili sipas kapaciteteve të veta.

 9. Mundësia e shkollimit nga shtëpia

-Të krijohen komisione dhe teste të posaçme për vlerësimin e këtyre fëmijëve.

Ka fëmijë që, për arsye emocionale, sensoriale apo psikologjike, nuk e përjetojnë mirë ambientin e mbyllur dhe zhurmat e klasës. Vendosja e tyre në këto kushte pengon zhvillimin e aftësive të tyre.

10. Roli dhe vlerësimi i mësuesit

-Mësuesit duhet të kenë vendin që meritojnë në sistem.

-Të mos mbingarkohen me orë mësimore dhe shkresa administrative.

-Të dëgjohen dhe të përfshihen në vendimmarrje, veçanërisht për:

a.numrin e nxënësve në klasë

b.nevojat reale të fëmijëve

c.ndryshimet në kurrikulë dhe praktikat mësimore

Kohët kanë ndryshuar dhe realiteti i sotëm kërkon që mësuesit të kenë hapësirë për reflektim profesional dhe të raportojnë problematikat reale, në mënyrë që çdo ndryshim të jetë funksional dhe efikas.

Ne kërkojmë që Ministria e Arsimit dhe Sportit të marrë masa konkrete dhe të menjëhershme për të garantuar një arsim cilësor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë në Shqipëri.

gijotina.com/

Të Lidhura

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? –

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? –

nga 27
08:44 | 10/03/2026
0

Partia Socialiste refuzon kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për Belinda Ballukun, e cila tashmë për kryeministrin Rama ka...

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli –

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli –

nga 27
08:32 | 10/03/2026
0

 Një 24-vjeçar është dënuar me burg në Angli. I dënuari është Berajd Mazari, 24 vjeç. Ai u dënua për sjellje të...

Kam marrë kërcënime me pushkatim… –

Kam marrë kërcënime me pushkatim… –

nga 27
08:16 | 10/03/2026
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zbuluar prapaskena të panjohura nga procesi i zgjedhjes së ‘Presidentit të ri’ në krye...

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

nga 27
07:48 | 10/03/2026
0

E marta pritet të jetë një ditë relativisht e qëndrueshme, me diell dhe temperatura të buta pranverore, veçanërisht në ultësirën...

Para
Angli/ Mesazhi në WhatsApp i kushton shqiptarit 2 vite e 4 muaj burg, gjyqtarja: Bëre një budallallëk –

Angli/ Mesazhi në WhatsApp i kushton shqiptarit 2 vite e 4 muaj burg, gjyqtarja: Bëre një budallallëk -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? –

A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? –

08:44 | 10/03/2026
Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli –

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli –

08:32 | 10/03/2026
Kam marrë kërcënime me pushkatim… –

Kam marrë kërcënime me pushkatim… –

08:16 | 10/03/2026
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –

07:48 | 10/03/2026
Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve –

Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve –

07:34 | 10/03/2026

Më Të Lexuarat

  • A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? –
  • Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli –
  • Kam marrë kërcënime me pushkatim… –
  • E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026 –
  • Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve –
  • 800 veta e kërkuan maleve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura? –
  • Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com