Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e ka cilësuar si të shkëlqyer dhe historik operacionin për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë në territorin iranian. Në një konferencë për shtyp, lideri amerikan u shpreh se misioni ishte i vështirë por shtoi se arritën t’i nxirrnin të gjallë nga territori i armikut.
“Ne arritëm t’ia dilnim mbanë falë misionit tonë të shpejtë, arritëm t’i shpëtonim. Është nder për ne që realizuam diçka të tillë dhe shpëtim historik pasi ndodhej në territorin iranian. U futën shumë avionë ushtarakë morën pjesë në këtë operacion. Ne mund të vepronim më egër, por vendosëm të merrnim luftëtarët tanë dhe të mos lëmë asnjë amerikan pas.
Janë sulmuar shumë avionë të armikut, kemi bërë operacion të shkëlqyer. Për orë të tëra kemi kryer misionin tonë me sukses, helikopterë të shumtë vetëm për të shpëtuar këta amerikanë dhe për t’i nxjerrë gjallë nga territori i armikut. Në të gjithë botën ushtria jonë është e para.
Kemi ndërmarrë rreziqe të mëdha se nuk është e lehtë të futesh në territorin e armikut dhe t’i nxjerrësh gjallë. Arritën t’i plagosin, por dy luftëtarët tanë u shpëtuan. Ata i kërkuan popullit iranian t’i ndihmonin dhe të gjenin pilotët, kërkuam ndihmë nga populli i tyre në zonën e vështirë ku ndodheshin dhe të merrnin peng luftëtarët tanë,” tha Trump.
gijotina.com/










