Reperi i njohur, Mozzik ka treguar se ka një raport mjaft të ngushtë me të bijën e tij Hana. Reperi udhëton shpesh drejt Zvicrës ku Hana jeton me Loredanën, këngëtaren e njohur. Edhe pse ish-çifti konfirmuan se janë ndarë sërish, ata thanë se mbajnë një raport shumë të mirë për hir të vogëlushes së tyre.
Fotot me të bijën janë të shumta në rrjetet e tyre sociale ndërsa së fundmi, reperi ka ndarë një tjetër moment emocionues.
Ata shihen në një lëndinë ndërsa kanë pozuar të përqafuar dhe të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Reperi i njohur, krahas fotografisë së postuar me të bijën ka shkruar se po e jetojnë jetën me jetën e tij.
“Duke e jetuar jetën me jetën time”, ka shkruar reperi krahas fotos.