Një vajzë 8-vjeçare është gjetur teksa jetonte me majmunët, në Indi.
Vajza, e cila s’mund të ecte me dy këmbë dhe s’mund të fliste si njerëzit, është gjetur në një rezervat natyror në Bahraich, në veri të Indisë.
Ajo është quajtur ‘vajza Mogli’ nga banorët, bazuar në historinë e njohur të Librit të Xhunglës dhe rastit të ngjashëm të një djali të rritur nga ujqit.
Autoritetet shprehen se vajza duket sikur ndihet shumë rehat me majmunët dhe shtojnë se nuk e kanë idenë se si ajo ka përfunduar në rezervatin e kafshëve të egra në kufi me Nepalin apo për sa kohë ka qëndruar atje.