Temperaturat e larta kanë shkaktuar të paktën 65 persona të vdekur brenda pak ditësh në Japoni. Agjencia Shtetërore Meteorologjike japoneze njoftoi se vendi po përballet prej një jave me një valë të nxehti të paprecedentë.
Më shumë se 22 mijë njerëz janë dërguar në spital si pasojë e problemeve me zemrën, shkaktuar nga vapa, pjesa më e madhe e të cilëve në moshë të thyer.
Meteorologët njoftuan se situata nuk pritet të ndryshojë edhe përgjatë javëve të para të gushtit.
Të hënën në qytetin e Kumagajas termometri i kaloi 41 gradë Celsius.