Një banesë në Malësi të Madhe është goditur nga rrufeja pasditen e sotme, e për pasojë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Razëm të Malësisë së Madhe rreth orës 14:00. Si pasojë e zjarrit, është djegur kati i parë i banesës në pronësi të shtetasit Flamur Hoxha.
Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit që bënë të mundur shuarjen e zjarrit. Si pasojë e motit të keq më herët ndërroi jetë një person në Malësi të Madhe.