Moti i keq, qytetarët bllokohen nga dëbora/ Përditësimi i fundit: Ja akset e pakalueshme – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Moti i keq, qytetarët bllokohen nga dëbora/ Përditësimi i fundit: Ja akset e pakalueshme

16:23 | 13/01/2025
në Kryesore, Shqiperi
0

Situata e krijuar nga moti i keq dhe mos reagimi në kohë i autoriteteve vijon të jetë problematike në shumë zona të vendit.

Në raportin e fundit nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, evidentohen akse rrugore të shumta, që vijojnë të mbeten të bllokuara, duke krijuar probleme për qytetarët.

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata deri në këto momente paraqitet si më poshtë:

Read more

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon –

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje) –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026 –

 Akset rrugore

– Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme në Qafë Murriz, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

– Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë.

– Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.

– Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër.

– Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull, Lis, Derjan dhe Komsi.

– Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz ka qenë e bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore. Ditën e sotme qarkullimi kryhet normalisht.

– Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.

– Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka patur  prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë Thanë pati reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Gjatë natës dhe në orët e mëngjesit të ditës së sotme po vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugës ne aksin Qafë Thane – Pogradec. Qarkullimi kryhet me goma dimri.

– Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan në dalje të tunelit, pati probleme me qarkullimin pasi terreni ishte shumë i lagësht dhe me ngrica. Qarkullimi u krye vetëm në një sens lëvizje. Gjatë natës dhe ditën e sotme është bërë shpërndarja e kripës dhe qarkullimi behet me goma dimri.

– Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

– Në aksin rrugor Vuno – Himarë, në vendin e quajtur ura e Vishës ka rënë një masiv shkëmbor. Rruga është e kalueshme në një sens lëvizje dhe po punohet për hapjen e krahut tjetër.

– Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë, është e vështirë për tu kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës.

– Në Lanabregas si pasojë e bllokimit të kolektorit ka patur prezencë të ujit duke rrezikuar përmbytjen e një banese.

– Në segmentin Fresku – Trau Dajt, në km 5 pati rrëshqitje të skarpatës duke bllokuar njërën prej korsive. Po punohet për pastrimin e rrugës.

– Në bashkinë Vlorë, situata është e qetë. Nuk ka prezencë uji në qytet.

“Gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora. Ekipet e OSSHE janë duke punuarpër rikthimin sa më parë të energjisë elektrike në disa zona të thella”, njoftuan Emergjencave Civile.

Lumenjtë dhe rezervuarët

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik, përveç se në fshatin Murqinë, njësia administrative Bubq, bashkia Krujë, ku lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur një sipërfaqe prej 20 Ha tokë bujqësore.

Të bllokuar nga dëbora

Në Qafën e Murrizit (Rruga e Arbrit) u bllokua nga dëbora një automjet me 3 persona. Sot në orët e para të mëngjesit është nisur një automjet tip “Buldozer” dhe një autoambulancë. Ekipet e emergjencës po përpiqen të ndihmojnë qytetarët e bllokuar.

Parashikimi i motit në vijim

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura, megjithatë nuk do të mungojnë intervale të herëpasherëshme afatshkurtra me kthjellime kryesisht përgjatë  Ultësirës Perëndimore. Reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara deri në mesditë. Pas orëve të mesditës gradualisht ulje të intensitetit të reshjeve të shiut. Në relievet malore verilindje-lindje-jug në lartësitë mbi 400-600 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Në mënyrë të izoluar, në periudha afatshkurtra në Alpe dhe relievet e larta malore reshjet e dëborës parashikohen në formën e stuhive të dëborës. Mjegull e dendur/mjegullinë për shkak të reshjeve të dëborës dhe shiut. Ngrica të forta përgjatë akseve rrugore, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Lindje me shpejtësi mesatare 4-14 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi 16-26 m/s.

Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten:

  • Në vendet malore: temperaturat minimale do të zbresin deri në -6°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2°C.
  • Në vendet e ulëta: temperaturat minimale do të zbresin deri në -2°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7°C.
  • Në bregdet: temperaturat minimale do të zbresin deri në 4°C, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 7°C.

Të Lidhura

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon –

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon –

nga 27
08:39 | 05/02/2026
0

Shqipëria renditet ndër vendet me barrën më të lartë të shpenzimeve direkte për shëndetin, duke dëshmuar gjithashtu dëshmon mungesë stabiliteti...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:11 | 05/02/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje) –

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje) –

nga 27
08:09 | 05/02/2026
0

Detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me tragjedinë në familjen shqiptare në Itali, ku katër anëtarët e saj, babai, nëna...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026 –

nga 27
07:45 | 05/02/2026
0

Dashi Mësimi juaj i sotëm do të jetë një mësim që do t’ju përsëritet gjatë katër javëve të ardhshme. Jini...

Para
Fidel Ylli përdor për udhëtim turistik helikopterin e Forcave Ajrore

Fidel Ylli përdor për udhëtim turistik helikopterin e Forcave Ajrore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon –

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon –

08:39 | 05/02/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:11 | 05/02/2026
Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje) –

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje) –

08:09 | 05/02/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026 –

07:45 | 05/02/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026 –

07:35 | 05/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon –
  • Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje) –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Shkurt 2026 –
  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon –
  • Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com