Moti i keq vijon të krijojë probleme në daljen e mjeteve lundruese në det të hapur.
Krahas mjeteve të tonazhit të vogël dhe peshkarexhave, sonte nuk do të lundrojnë as tragetet e linjës Durrës-Bari.
“Rigel III” dhe “Af Marina”, parashikuar për t’u nisur rreth orës 23:00 të kësaj të marte, do të nisen pas orës 05:00 të së mërkurës.
Pasagjerët do të imbarkohen sonte dhe do të mbeten në pritje për t’u nisur drejt shtetit fqinj në orët e para të mëngjesit.
Ndërkohë, nuk do të pezullohet lundrimi në krahun tjetër të Adriatikut.
“Rigel VII” dhe “GNV Blue” do të nisen sonte nga porti i Barit në orën 22:00 dhe parashikohet të mbërrijnë nesër rreth orës 07:00.