Mëngjesi i sotëm e ka gjetur sërish me mot të keq qytetin e Vlorës. Mësohet se lundrimi detar vijon të mbetet i pezulluar për shkak të erërave të forta e dallgëve të mëdha.
Bëhet me dije se si pasojë e motit të keq janë mbytur edhe pesë varka të vogla peshkimi në zonën e plazhit të vjetër ku qëndronin.