Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar udhëtarët se për shkak të motit të keq, gjatë ditës së nesërme do të ketë anulime dhe spostime të nisjeve të trageteve.
Në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare bëhen të ditura edhe linjat e trageteve që do të anulojnë udhëtimin dhe ato që do të spostojnë udhëtimet.
Njoftim!
Njoftojme te gjithe pasagjeret se si rezultat i kohes se keqe ;
Kompania Grandi Navi Veloci do te anulloje nisjen e tragetit GNV Blu ne daten 06.01.2024.
Kompania Adria Ferries nisjet e planifikuara ne datat 06 dhe 07.01.2024 ora 13:00 do te spostohen ne oren 23:00. Te gjithe pasagjeret qe te kontaktojne kompanite respektive per marrjen e informacioneve te metejshme.
Linjat e tjera Durres-Bari-Durres do te vazhdojne normalisht.
Linja Durres-Ankona-Durres do te vazhdoje normalisht.
Linja Vlore-Brindisi -Vlore do te vazhdoje normalisht.
Linja Sarande-Korfuz-Sarande do te vazhdoje normalisht.
The post Moti i keq, ja çfarë ndodh me tragetet që nisen nga brigjet shqiptare appeared first on 27.










