Moti i keq me shi dhe borë, ka sjellë probleme me qarkullimin në Rrugën e Arbrit. Mësohet se si pasojë e reshjeve të shiut, është bllokuar një pjesë e kësaj rruge.
Gijotina.com mëson se është bllokuar totalisht qarkullimi në drejtim të Tiranës dhe Dibrës, ndërsa rrëshqitja e dherave ka ndodhur pranë Qafës së Murrizit.
Masivi i dheut i rënë prej afro 1 ore ka bërë që dhjetëra mjete që ishin nisur drejt Tiranës të bllokohen në rrugë duke krijuar varg të gjatë makinash. Në këtë rrugë krijohen vazhdimisht problematika me qarkullimin e automjeteve sa herë zona përfshihet nga moti i keq.