Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacione për gjendjen e rrugëve në të gjithë vendin si pasojë e motit të keq dhe me ngrica. Sipas ARRSH, të gjitha akset rrugore janë të hapura, por në disa akse rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Gjithashtu ARRSH rekomandon përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.
Njoftimi i ASHQ:
?Në të gjitha akset kryesore të vendit nuk ka pasur probleme me qarkullimin e mjeteve,? pavarësisht reshjeve të borës dhe temperaturave shumë të ulëta.
? Kontraktorët e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës duke pastruat dhe trajtuar me kripë rrugët, kujdes i veçantë është treguar në zonat me prezencë akulli.??
?Rekomandohet të kalohen me zinxhir rrugët: Qafë Qarri-Ersekë; Kot-Sevaster; Erind-Çajup; Ura e Cerenecit-Sterblevë-Lunik; pjesërisht Boboshticë-Dardhë.
⚠️Rekomandohen përdoruesit e rrugës të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore. Të vendosin zinxhir në akset që përmendëm më sipër, të respektojnë udhëzimet e Policisë së Qarkullimit Rrugor, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.❄
/bw/