Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar lajmin që qarkullon prej pak kohësh në media, në lidhje me gazetën “Mother Jones” dhe lobimeve të PD-së në SHBA.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se gazeta amerikane prodhoi një dengël komike të cilës të gjithë i kthyen menderen.
“Mother Jones i meku gazit të gjithë. Ngushëllime popullore për Mother Jones për dështimin e saj qesharak dhe liliput, në objektivin madhështor për të bërë hatanë në situatën politike.
Të gjithë u dhj…. gazit me Mother Jones dhe me korespondentet politike të prokurorisë politike, që prodhuan thjesht nje dëngël komike të cilës të gjithë i kthyen menderen.
Ishallah i kanë marate paratë paradhenie nga ER tv se ndryshe gishtin do marrin, pas këtij dështimi qesharak.”-shkruan Vasili.