Një ndër gjërat më të diskutuara në mediat rozë ditët e fundit ka qenë marrëdhënia e Beatrix dhe Donaldit e cila ka marr fund pak pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk ka folur lidhur me ndarjen, Beatrix ka lënë “një sinjal”, duke i bërë ‘like’ një postimi kundra bashkimit të dyshes, duke përmendur presionin dhe mungesën e respektit që i është bërë këngëtares sipas tyre.
Ka qenë një postim nga një faqe ku mes rreshtat i bënte thirrje Triksës që të mos kthehej më në krahët e Donaldit, pasi ai e ka injoruar dhe i ka nënvlerësuar ndjenjat.
POSTIMI
Mos u kthe Trix!
Kam lexuar diku që duhet t’i besosh njerëzve kur e tregojnë se kush janë. Ne të verbuar nga shpresa e iluzioni nuk e bëjmë. Mbysim veten në cirqe mendore justifikimesh, duke e bërë njeriun që kemi përballë të jetë ai që duam ne, e jo ai që është realisht.
Po lexoj presion mbi këtë vajzë që të kthehet.Si të kthehet Beatrix te një njeri që nuk e respektoi në asnjë moment, ndërsa dikë tjetër nuk harroi ta respektonte edhe në momente të vështira?
Si të kthehet Beatrix pas gjithë urrejtjes që mori për shkak të tij. E më pas pas heshtjes dhe injorimit publik e mes miqsh?
Si të kthehet pas lumturisë së parashutave?
Si të kthehet pas nënvlerësimit të ndienjave?
Si të kthehet te një njeri që nuk i kupton gabimet…
Si të kthehet te një njeri që ka të shenjtë çdo gjë veç saj…
Si të kthehet në një rreth vicioz gabimesh e pendimi…
Si të kthehet aty ku ka rëndësi vetëm ndienja e dikujt tjetër… Të qëndrojë gjithë jetën me zemer në dorë…
Mos u kthe Trix… Thonë që pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë, e ti mos u kthe, se nuk e meriton këtë dashuri…E në të dashtë të do gabim…