Ky eshte momentii i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë të mitur, vetëm 4 vjeç.
Nga pamjet filmike shihet qeni që endet i lirë dhe në një moment i afrohet dhe sulmon vajzën e vogël. Menjëherë pas incidentit, disa qytetarë ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë, duke bërë të mundur largimin e kafshës. Si pasojë e sulmit, e mitura ka pësuar lëndime në kokë.










