I përballur shpesh me postime negative në rrjetet sociale, një mjek pediatër në Afrikën e Jugut ka vendosur të ndajë me miqtë disa eksperienca frymëzuese.
Protagonistë të këtyre historive janë fëmijë të sëmurë rëndë për të cilët kujdeset mjeku Alastair McAlpine.
“Pyeta disa nga pacientët për gjërat që i kishin shijuar më shumë në jetë. Përgjigjet e fëmijëve janë befasuese, ata janë shumë të mençur”, ka shkruar ai.
Ai ka shkruar se asnjë nga fëmijët midis moshës 4 dhe 9 vjeç nuk ka thënë se do të donte të kishte parë më shumë televizor apo të kishte lunduar më shumë në internet.
“Kafshët luajnë rol të rëndësishëm në jetën e vogëlushëve. Ata shqetësohen edhe për prindërit. ‘Uroj që mami të jetë mirë, duket shumë e trishtuar. Babi të mos shqetësohet, do më shohë shumë shpejt. Zoti do të kujdeset për babin dhe mamin kur unë të mos jem më’, janë shprehur fëmijët’”, ka shkruar mjeku.
Këta fëmijë kanë disa këshilla për ju:
–Jini të këndshëm
-Lexoni më shumë libra
-Kaloni më shumë kohë me familjen
-Bëni shaka
-Shkoni në plazh
-Përqafoni qenin
-U tregoni personage specialë se i doni
-Hani një akullore