Mjekësia, një nismë e vonuar, … por prapë e pamenduar! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mjekësia, një nismë e vonuar, … por prapë e pamenduar! –

18:42 | 09/07/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Një nismë e fundit e qeverisë shqiptare, mbi detyrimin e studentëve të mjekësisë për të punuar 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Mjekësisë shtetëror ka shkaktuar debat publik e protesta studentësh të këtij Universiteti, duke sjellë në vëmendje një gamë më të gjerë problematikash, me të cilat përballet shërbimi mjekësor në vend.

Zinxhiri i shërbimeve mjekësore në Shqipëri ka një mal me probleme të trashëguara, madje edhe para ‘90-s, e të krijuara rishtazi.

Problemet fillojnë që nga cilësia e përgatitjes së personelit, cilësia e ofrimit të shërbimit, kostot e shërbimit, efikasiteti i administrimit të njësive të shërbimit mjekësor, mbështetja me sigurime dhe pajisje, shpërndarja e rrjetit të shërbimeve dhe aksesi i popullatës në to, e deri te problemet e natyrës së kriminalizimit që lidhen me korrupsionin apo me fenomenin më të fundit të koncesioneve të këtij shërbimi.

Mjekësia e trashëguar e para viteve ’90, pa frikë mund të konsiderohej e nivelit primitiv, për cilësinë që ofronte kryesisht në anën logjistike të shërbimit (ambiente, cilësi medikamentesh e pajisjesh mjekësore, etj.,).

Pas viteve ’90, ky shërbim u mbars edhe me nivel në rritje të korrupsionit, që shtoi barrën financiare në të ardhurat buxhetore (korrupsioni në procedura prokurimesh), i cili instaloi mekanizmin e klientelizmit, duke mos i shërbyer klientit në rrjetin publik, por duke e orientuar atë në privat, – që shpeshherë, përveç disa kushteve më të mira hotelerike nuk ofroi cilësi më të lartë profesionale, – e deri në korrupsionin nëpërmjet pagesave “nën dorë”, sipas terminologjisë zyrtare, por që në fakt bëheshin “hapur fare”, duke filluar nga rojet te dyert e spitaleve.

I sëmuri, alias klienti i shërbimit mjekësor, pas ’90-s e gjeti veten përballë një kostoje shumëfish të shtuar të shërbimit mjekësor, por jo domosdoshmërisht me përmirësim përpjesëtimor cilësie.

Dhe jo rrallë janë parë shfaqje të dhunës në mjediset spitalore, si një reagim i palogjikshëm i këtij mali problemesh të shkaktuara jo nga mjeku, infermieri, dentisti etj., por nga paaftësia dhe keqadministrimi i këtij shërbimi nga qeveritë shqiptare, të cilat e denatyruan konceptin e mjekësisë si “një e mirë publike” dhe denigruan dinjitetin e njeriut.

Sikur të mos mjaftonin këto, vitet e fundit vendi po përballet me ikje të personelit të shërbimit mjekësor (mjekë, infermierë, etj.), që rrezikon të lërë pa shërbime popullatën.

Mjafton një vrojtim rrethanor i shtimit të ofertës së kurseve të mësimit të gjuhës gjermane dhe frekuentimit të tyre nga mjekët e infermierët, edhe pa iu referuar statistikave zyrtare apo studimeve (të publikuara edhe në revistën “Monitor”), që të kuptohen përmasat dramatike të fenomenit.

Nisma më e fundit e qeverisë shqiptare është menduar pikërisht për të frenuar këtë fenomen. Në këtë aspekt duhet përgëzuar qeveria, që të paktën pati mirësinë të fillojë të mendojë se emigrimi i personelit mjekësor nuk duhet të lihet në “rënie të lirë”, por diçka duhet bërë. Madje, mund të themi, se është e vonuar. Njëherësh të bën përshtypje mënyra sesi po argumentohet dhe imponohet nisma, me gjuhë të ashpër, me forcë kartoni, me zgjidhje të tipit të “vënies para faktit të kryer” dhe bindesh se nisma është “e pamenduar”.

Është një nismë që qartazi, të paktën me aq sa është shprehur publikisht qeveria, e pakonsultuar gjerësisht me palët e interesit dhe pa peshuar me maturi përvojat e shumëllojshme që ofrojnë vende të ndryshme të cilat ballafaqohen apo janë ballafaquar me këtë problem.

Të bën përshtypje sesi një qeveri, që me këmbëngulje i kërkon p.sh., qeverisë së Republikës së Kosovës të sillet e matur me grupet e dhunës në Veri të saj, apo që u kërkon partnerëve europianë të tregojnë mirëkuptim për Serbinë, e cila nuk mund të vendosë sanksione për Rusinë agresore, imponon forma veprimi ndaj të rinjve të saj, që çdo ditë po lënë vendin, pa mirëkuptim dhe maturi, duke luajtur rolin e të fortit e duke krijuar konflikt.

Probleme të tilla madhore dhe të mbarsura në dekada kërkojnë zgjidhje të menduara mirë dhe që vijnë në formë paketash, tek të cilat të gjitha palët duhet ta gjejnë veten të fituar. Duhet kuptuar se personeli i shërbimit mjekësor emigron për të njëjtat arsye që emigrojnë edhe shqiptarët e profesioneve të tjera:

Cenim i integritetit të njeriut nga kufizimi i mundësive për jetë me dinjitet dhe jashtë mekanizmave partiakë apo të korruptimit.

Shfaqjet me mjekë në pranga, ndërkohë që kriminelët shëtisin apo shoqërohen si nusja në dasmë kur pranojnë të paraqiten para organeve të zbatimit të ligjit, pa u marrë kurrë seriozisht me shkaqet e korruptimit, me monopolet etj., vetëm i largojnë ata; Ambienti i pasigurt i rendit dhe sigurisë në punë, apo mungesa e mjediseve të këndshme rreth vendbanimeve;

Cilësia e pakënaqshme e shërbimeve të tjera, si arsimi etj., do të vijojnë të nxisin emigrimin, sidomos të shtresës së mesme, që më së shumti përfaqëson personelin mjekësor.

Përtej faktorëve të përgjithshëm, te personeli mjekësor ndikojnë dhe një numër faktorësh të tjerë specifikë, ku mbizotërojnë drejtimet partiake të institucioneve mjekësore, apo hapësirat e kufizuara për zhvillim profesional e shkencor.

Këshilla që jepet nga politikëbërësit është se për të ruajtur e për të mbajtur personelin mjekësor kërkohet që jo vetëm mjedisi ku vepron të shndërrohet në një vend që i pëlqen për të jetuar, por edhe mjedisi profesional të bëhet sa më tërheqës.

Ruajtja dhe mbajtja e personelit mjekësor kërkon një proces ciklik, sistematik, që ndjek shumë faza, duke filluar nga shkollimi, punësimi, kualifikimi profesional, shpërblimi për punën e kryer dhe përfitimet nga investimi në punë, e deri në mbështetjen me burime për të ruajtur ekuilibrin punë / jetesë, si dhe i mundësive për përmirësim të vazhdueshëm. Këto politika kërkojnë të ofrohet një qasje që integron nevojat e personelit mjekësor.

Qartazi, ruajtja dhe mbajtja e personelit mjekësor nuk arrihet me sistemin e vendosjes së “telave me gjemba” përmes një urdhri administrativ, qoftë edhe të zbatuar me forcë. Qeveria shqiptare ka nevojë të konsultojë politikat dhe përvojën botërore. Aty i gjen të gjitha zgjidhjet, nëse vullnetin e ka të zgjidhë diçka e jo thjesht të bëjë propagandën apo koncesionin e radhës./ Monitor

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
S’jemi kundër popullit serb, por kundër kriminelëve të Serbisë –

S’jemi kundër popullit serb, por kundër kriminelëve të Serbisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com