Misteri i vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët, vajza merr përsipër krimin/ Profili i Hygertës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Misteri i vrasjes së Pëllumb Metës nga fëmijët, vajza merr përsipër krimin/ Profili i Hygertës –

16:55 | 26/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Arrest me burg vendosi Gjykata e Durrësit për 3 fëmijët e Pëllumb Metës, 30 vjeçarit që u vra dhe u gropos nga dy djemtë dhe vajza e tij, në kasollen e bagëtive.

Ndaj Hysen, Amarildo dhe Hygerta Metës rëndojnë akuzat e “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Fshehje e asgjësim i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Prokurorja Suela Beluli, i vlerësoi të përgjegjshëm të tre, ndërsa fëmijët e viktimës qëndronin të qetë brenda “kafazit” dhe hera-herës qeshnin, gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë.

Hysen Meta mohoi vrasjen e babait, ashtu sikundër në një deklaratë zyrtare, Policia e Durrësit e akuzonte si ekzekutor të 50 vjeçarit. Para gjykatës, Hyseni akuzoi motrën e tij, Hygertën, se kreu vrasjen duke qëlluar mbi babain, ndërsa ai ishte prezent në krimin e rëndë.

“Motra e qëlloi sepse debatonte shumë herë me babain sepse donte ta fejonte. S’kam qenë i pranishëm kur konfliktoheshin. Babi mua s’më pyeste për fejesën, s’të linte të flisje, nuk i kam pasur marrëdhëniet e mira. Kam thënë se e kam vrarë unë para oficerit, sepse isha i hutuar. Na ardhur keq për atë që ka ndodhur. As vëllezërve të vet nuk u ka ardhur aq keq sa na erdhi ne!”, tha Hysen Meta.

Rradhën për të folur në seancë e ka marrë Hygerta Meta, 19-vjeçarja që siç duket ka marrë përsipër krimin, ndonëse sipas Policisë, ajo nuk ishte në rolin e ekzekutores. Hygertaka pohuar se babai i kishte kërcënuar dhe disa herë e ema e vajzës i kishte thënë se “Pëllumbi donte ti vriste”.

“Më kishte thënë nëna se na kërcënonte se do na vriste, por nuk e kisha dëgjuar deri atë ditë, të enjten. Të shtunën e vrava, sepse kisha frikë ngaqë i refuzova fejesën për herë të dytë. Unë e kisha mirë ta vrisja, sepse e dija kur vinte nga puna, dija çdo lëvizje. Mora armën, ai erdhi nga puna ishte duke pushuar. Ishte me kurriz, i shtrirë. Mora armën në dhomën ngjitur dhe ia drejtova. U kthye nga unë, por nuk u habit kur më pa me armë në dorë, më tha vetëm ‘Ik andej’. Dhe unë e qëllova, dy metra larg tij. (Duke qeshur) Jam penduar, por është diçka që s’ka kthim mbrapa”, tha ajo.

Ndërsa, djali i vogël i Pëllumb Metës, Amarildo, tha se nuk ka qenë në dijeni të fejesës së supozuar.

“Unë s’kam qenë në dijeni fare, kam qenë në punë. Nuk kam vënë re gjë, nuk kam parë asnjë veprim. E dija për konfliktet, por me babin flisja rrallë. E dija që donte ta fejonte motrën, se me tha vetë motra. Kur fola me babin, bëri sikur s’më dëgjoi”, tha ai.

Avokatja, Arta Gecaj, e caktuar kryesisht nga shteti deklaroi se për shkak të deklarimeve kontradiktore do të bëhen dhe hetime shtesë.

“Do vazhdojnë hetimet. Atje janë bërë dy deklarime kontradiktore, ka vend për hetime të tjera shtesë”, tha avokatja.

Sipas hetimeve, plumbat e kanë kapur Pëllumb Metën një në kokë, një poshtë veshit, një tjetër në gjoks dhe një në bark.

Vrasja ka ndodhur mesditën e 10 shkurtit, por u zbulua nga policia 10 ditë më vonë. Ekzekutimi ka ndodhur në një dhomë të shtëpisë dhe më pas trupi është groposur në kasollen e bagëtive, që ndodhej në oborr. Pasi kanë groposur trupin, djali i madh i viktimës ka denoncuar zhdukjen e babait të tij. Por duket se në rradhët e Policisë denoncimi për zhdukje ka ngritur dyshime, ndoshta edhe për shkak se autorët e krimit brenda familjes kishin lënë gjurmë. Dyshimet janë thelluar pas gjetjes së makinës së viktimës, e cila referuar edhe kamerave të sigurisë, si dhe hetimeve të kryera, ka rezultuar se është lëvizur nga banesa deri në vendin ku u gjet, nga fëmijët e tij.

Policia zbarkoi në banesë, ku edhe nisi kontrolli. Fillimisht u gjet një gëzhojë brenda shtëpisë dhe më pas kontrolli zbuloi edhe kufomën dhe armën e krimit, jo shumë larg banesës, hedhur në një moçalishte.

Po kush është Hygerta Meta, 19-vjeçarja që ka marrë përsipër vrasjen e babait?

Mikeshat e saj të grupit të anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve të huaja kanë ndërprerë mësimin nga shoku. Sipas Top Channel, shoqet e 19-vjeçares, e cila cilësohet si një studente e shkëlqyer, rrëfejnë se ajo ishte besimtare dhe falte dhe pesë vakte.

“Po shumë besimtare, kur i përmendnim diçka me dhunë ishte gjithmonë për besim në Zot dhe paqe”, shprehet shoqet e Hygertës.

Kjo e fundit nuk u paraqit në shkollë të hënën dhe të martën, pak ditë pas krimit, ndërsa të mërkurën ka shkuar në shkollë si zakonisht.

“E pyetëm dhe na tha se ka pasur një rast vdekjeje të një kushëriri 21-vjeçar dhe duhet të ishte pjesë me nda kafet”, rrëfen një nga shoqet.

Studentja e vitit të parë ka krijuar dyshime te shoqet e saj me ndryshimin e sjelljes javën e shkuar, me disa mungesa në leksione e vlerësim në rënie, por karakteri i Hygertës i tërhequr dhe pakëz i ftohtë, ishte justifikimi i tyre me kthesën e 19-vjeçares.

“Ishte e çuditshme të shihje një nxënëse aq shembullore që të mungonte në leksion, në seminare, mos të bënte detyrat.

Te premten, ishim në klasë të them të drejtën dhe u shokuam shumë. Na kaloi një lloj drithërime në trup, ishte shumë e çuditshme se nuk ta merrte mendja. Në fillim doli pa foto, thjesht emri Hygerta Meta dhe s’e besuam, thamë mund të jetë dikush tjetër, pastaj doli me foto, ishte komplet e tmerrshme.

Ka qenë një gocë e thjeshtë, e urtë, në terezi të vet, pa asnjë lloj qëllimi me të bërë keq, kishte mendjen vetëm te mësimi. Vinte domethënë nga Durrësi, ishte e para. Ne që ishim këtu nuk vinim kurrë të parët, ajo vinte e para që vinte në klasë. Ikte në shtëpi sa mbaronte mësimi, as kafe, asgjë, zero”, shprehen shoqet.

Por, edhe me peshën e rëndë që mbante me vete të fshehjes së krimit, ajo nuk e braktisi universitetin deri sa ra në prangat e policisë. Ndërkohë, shoqja e saj e afërt tregon për Top Channel, planin e shpëtimit që kishte në kokë Hygerta.

“Pyetja që na ka bënte neve është, a do më ndihmoni të gjej një punë të mirë, nuk ka gjë nëse është me lodhje fizike apo psikologjike, por vetëm të ketë një pagë të mirë mujore. Edhe ne i thamë çne, do me ardh me jetu këtej, vetëm tha kam menduar diçka”, shprehet ajo.

Read more

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

Të Lidhura

nga 27
12:17 | 15/01/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu lëshoi akuza ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke e lidhur atë me...

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

nga 27
11:29 | 15/01/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për...

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

nga 27
11:11 | 15/01/2026
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një njoftim për sa i përket pezullimit të vizave për...

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

nga 27
11:01 | 15/01/2026
0

Një individ, pronar me letra i disa kompanive, është çelësi për të zbërthyer dy nga dosjet që tashmë janë në...

Para
Ndahet nga jeta anëtar i dinastisë Rothschild –

Ndahet nga jeta anëtar i dinastisë Rothschild -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –

12:17 | 15/01/2026
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:29 | 15/01/2026
Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026
60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –
  • Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Vendi ndodhet në rrezik, të ngrihemi kundër kësaj qeverie të korruptuar dhe hajdutësh –
  • Pezullimi i vizave, sqaron Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com