‘Je shumë e shëndoshë, duhet të dobësohesh’. Është kjo këshilla e konkursit të bukurisë Miss Grand International për Miss Islandën, 20 vjeçaren Arna YR Jonsdottir.
‘Duhet të heqësh mëngjesin dhe të hash vetëm sallatë’ thonë organizatorët e konkursit. Por e reja nuk kushtëzohet dhe vendos të mos marrë pjesë në konkursin që do zhvillohet në Las Vegas. ‘Nëse organizatori i këtij konkursi urdhëron që unë të dobësohem dhe nuk i pëlqejnë shpatullat e mia të gjera, nuk meriton që unë të jem mes konkurrenteve’.
Kështu i është përgjigjur Arna YR Jonsdottir frazave të drejtuara nga juristët e konkursit dhe ka shtuar: Unë jam mirë kështu si jam. Nëse i kam shpatullat e gjera më shumë se vajzat e tjera, është sepse jam pjesë e skuadrës atletike të Islandës dhe jam krenare për këtë’.
Gjithë web ka mbështetur Arna dhe pas kësaj deklarate profile i saj në facebook është mbushur me komente dhe mesazhe solidarizuese nga fansat.