Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj janë dakordësuar që të premten të mbledhin Komisionin e posaçëm për Reformën Zgjedhore. Madje ata i janë drejtuar me një kërkesë OSBE që të asistojë dhe ndihmojë me ekspertë procesin.
Ndërkohë sot, Kryetarja në Detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, në një reagim në rrjetet sociale shprehet mirëpret fillimin e punës për Reformën Zgjodhe.
Ajo ka zhvilluar një takim ditën e sotme me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj, teksa deklaron se do të vazhdojnë takimet gjithëpërfshirëse për këtë Reformë.
“U takova sot me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR.
Do të vazhdojmë takimet gjithëpërfshirëse për këtë reformë të rëndësishme, gjatë ditëve në vijim”, shprehet ajo.
Met co-chairs of #electoralreform ad hoc ctte @DGjiknuri & @enkelejdalibeaj today. Welcome that substantive work will resume this Friday &accelerate in coming weeks with help &expertise from @osceinAL & @OSCE/ODIHR.Continuing inclusive mtgs on this important reform in coming days pic.twitter.com/yCONtrLFig
— Clarisse Pasztory (@OSCEambAL) January 16, 2024










