Miratohet rezoluta e PL: Ndryshimet në Kushtetutë, vetëm me referendum – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miratohet rezoluta e PL: Ndryshimet në Kushtetutë, vetëm me referendum

12:02 | 29/10/2022
në Kryesore
0

Është miratuar me unanimitet Rezoluta e Konventës së Partisë së Lirisë që në thelb ka referendumin. Rezoluta u prezantua nga sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi.

Rezoluta shprehet se në kushtet kur qeverisjet bllokojnë llogaridhënien dhe uzurpojnë të gjitha pushtetet duke dhunuar votën e lirë, qytetarët kanë vetëm një mënyrë demokratike që të shprehin sovranitetin e tyre: referendumin!

Po kështu sipas rezolutës, Partia e Lirisë do të sanksionojë në legjislacion që çdo ndryshim/amendim në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të mos bëhet më vetëm nga deputetët. Sipas saj, ndryshimet në Kushtetutë duhet të realizohen vetëm përmes Referendumit, që është edhe vullneti i drejtpërdrejtë i popullit.

Read more

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

REZOLUTË E KONVENTËS SË PARTISË SË LIRISË 29 TETOR 2022

  1. Në Nenin 6.1. në Kapitullin “Parimet Themelore”, shtohet paragrafi “f”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “f. Referendumi i brendshëm, si mekanizëm i përfaqësimit direkt të vullnetit të anëtarëve, lidhur me çështje të rëndësishme të organizimit të brendshëm, ndryshimeve statutore e programore dhe vendimmarrjeve të caktuara, strategjike të partisë.”
  2. Në kapitullin VII me titull “Anëtarësimi”, shtohet Neni 7.3./1, me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “Kërkesa për anëtarësim mund t’i drejtohet edhe Organizatës së PL-së në një Qendër Votimi të ndryshme nga ajo ku kërkuesi ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes, në rastet kur kërkuesi banon përkohësisht aty dhe jep kontribut. Kjo kërkesë, shqyrtohet nga Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative që përfshin Organizatën e QV-së ku drejtohet kërkesa dhe nëse plotëson kushtet e Nenit 7.1. dhe pranohet, anëtarësimi i njoftohet Organizatës së Qendrës së Votimit ku kërkuesi ka vendbanimin e qëndrueshëm dhe ushtron të drejtën e zgjedhjes.”
  3. Në Nenin 7.8. ku përshkruhen të drejtat e anëtarëve të Partisë së Lirisë, shtohen dy paragrafë të rinj “g” dhe “h”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “g. të propozojë mbajtjen e referendumeve për çështjet e parashikuara në Nenin 19.2. të këtij Statuti. Referendumi në këtë rast, mbahet kur atë e kërkojnë pesë mijë anëtarë në nivel kombëtar;
    h. të votojë për çështje që hidhen në referendum, sipas parashikimeve të Nenit 19.3.;”.
  4. Neni 8.1., në Kapitullin “Masat Disiplinore” ndryshohet si më poshtë vijon:
    “8.1. Çdo anëtar i PL-së, që shkel në mënyrë të përsëritur detyrimet e parashikuara në Nenin 7.7., i nënshtrohet në mënyrë të përshkallëzuar marrjes së masave disiplinore.”
  5. Në Nenin 8.2., si masë disiplinore, shtohet pika “c”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “c. çregjistrimi.”
  6. Neni 8.4., ku përcaktohen forumet që marrin masat disiplinore, ndryshohet si më poshtë vijon:
    “8.4. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore në rastin e anëtarit të PL-së dhe të Kryetarit të Organizatës së PL-së pranë Qendrës së Votimit, i drejtohet Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative. Kërkesa për dhënien e masës disiplinore për delegatët e Konventës Kombëtare, i drejtohet Komitetit Drejtues Kombëtar, ndërsa përsa i përket rastit të funksionarit të PL-së, të zgjedhur apo të emëruar nga forumet e PL-së, kërkesa i drejtohet forumit, i cili e ka zgjedhur.”
  7. Neni 9.4., ku citohen strukturat e organizimit të brendshëm në nivel vendor, ndryshohet si më poshtë vijon:
    “9.4. PL-ja në nivel vendor ka këtë organizim:
    Organizata pranë Qendrës së Votimit – OQV
    Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative – KNJA
    Komiteti Drejtues i PL-së në Bashki – KDB
    Kryesia e PL-së në Bashki
    Sekretari Politik i Qarkut”.
  8. Në Nenin 9.5., ku citohen strukturat e organizimit të brendshëm në nivel qendror, hiqet “Departamenti i Organizimit”.
  9. Në Kapitullin X, titullit “Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative”, i shtohet togfjalëshi “(ish–komunat)” dhe Neni 10.10., ndryshohet si më poshtë vijon:
    “Kryesia e PL-së në Njësinë Administrative (ish-komunat)
    10.10. Kryesia e Njësisë Administrative përbëhet nga Kryetarët e PL-së në OQV.”

Nenet 10.11., 10.14. dhe 10.15., që I referohen Kryesisë së Partisë së Lirisë në Njësitë Administrative, ndryshojnë respektivisht si më poshtë:
10. Neni 10.11.:
“Kryetari i PL-së në Njësinë Administrative zgjidhet në mbledhjen e parë të Kryesisë së PL-së në Njësinë Administrative.”

  1. Neni 10.14.:
    “Kryesia e Njësisë Administrative gjatë ushtrimit të aktivitetit politik:
    a. Organizon dhe koordinon punën e Organizatave të PL-së pranë Qendrës së Votimit, në territorin administrativ të Njësisë Administrative;
    b. Administron regjistrin e anëtarësisë së PL-së në nivel njësie administrative;
    c. Mund të propozojë kandidaturat për deputetë, për organet e qeverisjes vendore apo për çdo organizatë tjetër, ku kërkohet përfaqësimi politik i PL-së në territorin administrativ të saj;
    d. Monitoron dhe administron procesin e mbledhjes së kuotizacioneve;
    e. Koordinon punën e PL-së në të gjitha fushat, politike, ekonomike, shoqërore duke bashkëpunuar jo vetëm me Organizatat e PL-së pranë QV-ve dhe anëtarët e PL-së, por edhe me organizatat partnere të shoqërisë civile, të çdo grupimi tjetër shoqëror, përkrahës të PL-së apo individë në përputhje me parimet dhe normat e Programit dhe të Statutit të PL-së;
    f. Miraton pranimet, këshillimet, pezullimet apo çregjistrimet nga PL-ja, sipas parashikimeve të Neneve 8.3. dhe 8.4.;
    g. Organizon dhe administron fushatat elektorale për zgjedhjet në parti, për në organet e qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në zonën zgjedhore përkatëse, në përputhje me kompetencat që i jepen nga Statuti dhe vendimet e forumeve të PL-së;
    h. Raporton në mënyrë periodike në Kryesinë e PL-së në Bashki, për aktivitetin e PL-së në territorin administrativ të zonës zgjedhore përkatëse.”
  2. Neni 10.15.:
    “10.15. PL në Njësinë Administrative drejtohet nga kryetari i PL-së në Njësinë Administrative, i cili zgjidhet nëpërmjet votimit të fshehtë nga anëtarët e Kryesisë së PL-së së Njësisë Administrative, për një periudhë katër vjeçare.”
  3. Nenet 10.17., 10.18., 10.19. dhe 10.20., nën titullin “Konventa e PL-së në Bashki” shfuqizohen.
  4. Neni 10.21., ku sanksionohen kompetencat dhe organizimi i Komitetit Drejtues në Bashki, ndryshohet si më poshtë vijon:
    “10.21. KD i PL-së së Bashkisë realizon drejtimin politik dhe organizativ të PL-së në periudhën midis dy zgjedhjeve në parti:
    a. KD i PL-së së Bashkisë përbëhet nga Kryetarët e PL-së të njësive administrative, të zgjedhurit në organet e qeverisjes vendore, kryetarja e LGI-së së Bashkisë, kryetari i LRI-së së Bashkisë dhe Kryetarët e Organizatave të Qendrave të Votimit në tërritorin e asaj Bashkie;
    b. Përgjigjet për zbatimin e vendimeve të Konventës Kombëtare, të KDK-së, si dhe të Kryesisë së PL-së;
    c. Koordinon veprimtarinë e PL-së në të gjitha fushat: politike, ekonomike e shoqërore;
    d. Në mbledhjen e parë pas konstituimit, KDB zgjedh Kryesinë, nënkryetarët dhe sekretarët e PL-së së Bashkisë;
    e. Komiteti Drejtues, si rregull, duhet të mblidhet jo më pak se një herë në tre muaj. Ai thirret me kërkesë të Kryesisë së PL-së, me kërkesë të Kryesisë së PL-së në Bashki dhe nga një e treta e anëtarëve;
    f. KDB ka të drejtë të kooptojë në periudhën ndërmjet dy zgjedhjeve të brendshme, deri në 25% të numrit të anëtarëve të tij;
    g. Voton me “po” ose “jo” në mënyrë të fshehtë për Kryetarin e PL-së në Bashki, kur gjatë afatit për paraqitjen e kandidaturave për Kryetar të PL-së në Bashki, paraqitet vetëm një kandidaturë.”

Nenet 10.22., 10.23. dhe 10.24., ku pwrcaktohet organizimi dhe kompetencat e Kryesisë së Partisë së Lirisë në Bashki, ndryshohen respektivisht si më poshtë:

  1. Neni 10.22.:
    “10.22. Kryesia e PL-së në Bashki përbëhet nga kryetarët e PL-së të Njësive Administrative, që janë anëtarë të saj pa votim dhe anëtarët që propozohen dhe zgjidhen me votim të fshehtë nga KDB. Numri i anëtarëve të Kryesisë së Bashkisë, miratohet nga Kryesia e PL-së.”
  2. Neni 10.23.:
    “10.23. Kryesia e PL-së në Bashki mblidhet të paktën një herë në muaj. Ajo thirret nga Kryetari i PL-së në Bashki ose nga një e treta e anëtarëve të Kryesisë së PL-së në Bashki.”
  3. Në Nenin 10.24., shfuqizohet paragrafi “e”.
  4. Neni 10.25., ku sanksionohet roli i Kryetarit të Partisë së Lirisë në Bashki, ndryshohet si më poshtë vijon:
    “10.25. Kryetari i PL-së së Bashkisë si rregull zgjidhet nga anëtarësia e bashkisë, me votim të fshehtë, me më shumë se një kandidat, sipas parimit një anëtar-një votë, ose në mungesë të kandidaturave alternative, zgjidhet me votim të fshehtë nga KDB, për një periudhë katër vjeçare. Vendimin mbi mënyrën e votimit të Kryetarit të PL-së në Bashki, e merr Kryesia e PL-së në Bashki, pas miratimit të kandidaturës apo kandidaturave të paraqitura.”
  5. Nenet 10.31., 10.32., 10.33. dhe 10.34., nën titullin “Kryesia e PL-së së Qarkut”, shfuqizohen.
  6. Pas Nenit 10.30., shtohet titulli “Sekretari Politik i Qarkut” dhe nen i ri, me numër 10.31., me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “Sekretari Politik i Qarkut
    10.31. Sekretari Politik i Qarkut caktohet me vendim nga Kryesia e PL-së.
    Sekretari Politik i Qarkut koordinon dhe monitoron veprimtarinë e strukturave dhe forumeve vendore, si dhe të kandidatëve për organet e qeverisjes vendore apo për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, në periudhat zgjedhore.”
  7. Në Nenin 11.7., ku përcaktohen kompetencat e Konventës Kombëtare, shtohet paragrafi “g”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “g. Voton me “po” ose “jo” në mënyrë të fshehtë Kryetarin e PL-së, kur gjatë afatit për paraqitjen e kandidaturave për zgjedhjen e Kryetarit të PL-së, paraqitet vetëm një kandidaturë.”

Nenet 11.12. dhe 11.14., nën kapitullin ku përcaktohet organizimi dhe funksionet e Komitetit Drejtues Kombëtar, ndryshojnë respektivisht si më poshtë:

  1. Në Nenin 11.12., paragrafi “n”, ndryshohet si më poshtë vijon:
    “n. Komiteti Drejtues Kombëtar ka të drejtë të kooptojë në periudhën ndërmjet dy Konventave, deri në 25% të anëtarëve të KDK-së;”
    Si dhe shtohet paragrafi “u”, me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “u. propozon me shumicën e anëtarëve mbajtjen e referendumeve për çështjet e parashikuara në Nenin 19.2. të këtij Statuti dhe miraton me vendim procedurën për zhvillimin e referendumeve.”
  2. Në Nenin 11.14., pas togfjalëshit “…me vendim të Kryesisë”, shtohet togfjalëshi “… ose nga Kryetari i PL-së.”
  3. Në Nenin 11.20., ku sanksionohet “Kryesia e Partisë së Lirisë”, paragrafët “g”, “h” dhe “j” ndryshojnë përmbajtjen si më poshtë vijojnë respektivisht:
    “g. miraton numrin e anëtarëve të KDB-ve;
    h. miraton listën e kandidatëve për kryetarë të PL-së të bashkive, që do t’i nënshtrohen më pas procesit të votimit në strukturat përkatëse;
    j. përcakton Sekretarin Politik të Qarkut;”
  4. Nenet 11.21., 11.22. dhe 11.23., nën titullin “Kryesia Ekzekutive” shfuqizohen.
  5. Në Nenin 11.25., nën kapitullin “Kryetari i PL-së”, shtohet paragrafi me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “11.25. … Nëse pas përfundimit të afatit të aplikimeve për konkurrimin për Kryetar të PL-së, rezulton i regjistruar vetëm një kandidat, zgjedhja e Kryetarit të PL-se bëhet nga anëtarët e Konventës Kombëtare, me votim të fshehtë.”

27.
28. Shtohet kapitull i ri me numër XIX, me përmbajtje si më poshtë vijon:
“XIX. MBAJTJA E REFERENDUMEVE
19.1. Anëtarët e PL-së kanë të drejtë të propozojnë mbajtjen e referendumeve.
19.2. Çështjet që mund të shqyrtohen në referendum janë ato lidhur me normat e Statutit, Programit dhe organizimit të brendshëm të PL-së.
19.3. Referendumet në PL mund të thirren nga shumica e anëtarëve të KDK-së së PL-së ose nga pesë mijë anëtarë. Për votimin e referendumeve thirret në votim e gjithë anëtarësia në nivel kombëtar.
19.4. Çështja e hedhur në referendum konsiderohet e miratuar, kur atë e votojnë pro, jo më pak se tre të pestat e anëtarëve pjesëmarrës në votim.
19.5. Procedurat për zhvillimin e referendumeve përcaktohen me vendim të KDK-së së PL-së.”

  1. Shtohet kapitull i ri me numër XX, me përmbajtje si më poshtë vijon:
    “XX. DISPOZITË TRANZITORE
    20.1. Në rastet kur një apo më shumë strukturave të organizimit qendror apo vendor të PL-së iu ka kaluar afati statutor i ushtrimit të kompetencave apo funksioneve të tyre, vendimet merren sipas rastit nga strukturat e tjera, të cilat vazhdojnë të gëzojnë legjitimitet sipas Statutit.”
Etiketa: Kryesore1MetaPL

Të Lidhura

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

nga 27
23:04 | 11/01/2026
0

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

nga 27
22:38 | 11/01/2026
0

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës. Katalanasit mundën 3-2 Real Madrid, në El Clasicon e mbajtur në Jeddah. Ekipi...

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

nga 27
22:08 | 11/01/2026
0

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

nga 27
21:54 | 11/01/2026
0

Tre fëmijë të mitur në Durrës u morën ditët e fundit në kujdes nga Shërbimi Social, pasi ishin gjetur vetëm...

Para
“Koha nuk pret më”, Meta në Konventën e PL: Do t’i japim fund këtij regjimi

“Koha nuk pret më”, Meta në Konventën e PL: Do t’i japim fund këtij regjimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com