Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, ka miratuar ndryshimet statutore të PD, ku është caktuar 22 maji si data për zgjedhjet në kreun e ri të PD.
Kuvendi gjithashtu miratoi se Enkelejd Alibeaj nuk njihet më si kryetar grupi, kësisoj shpallet vakanca për kreun e grupit parlamentar të PD.
Sipas kryetarit të Komisionit të punës në Kuvendin e 11 dhjetorit, Belind Këlliçi, risi është përfshirja me kuota të dedikuara të diasporës e emigracionit në Këshillin Kombëtar të PD.