Ekipi shqiptar që militon në Maqedoninë e Veriut, Struga do të zhvillojë 3 ndeshje miqësore në qershor dhe korrik.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një postimi në rrjetet sociale.
Në datën 23 qershor, Struga e Shpëtim Duros do të përballet me Ballkanin e Ilir Dajës në Ohër. Në datën 30 qershor do të sfidojë kampionët e Shqipërisë, Partizanin. Dueli mes Strugës dhe “demave” do të luhet në Pogradec.
Ndërsa miqësorja e fundit do të luhet në 5 korrik me Tiranën e Orges Shehit në Pogradec.