Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla zgjodhi Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për të dhënë mesazhet në ditën e parë të vitit akademik, që shënoi uljen për herë të parë në auditore të 22 mijë studentëve. Në fjalen e saj, Nikolla e sulmuar nga kritikët për reformen në arsim, u pergjigj me shifra.
“Arsimi i lartë nuk thjesht një listim numrash, është cilësi, edhe ky moment i ri ka bërë një hop cilësor përsa i përket standardeve të cilësisë. 86% e gjithë aplikantëvë rezultuan fitues. 80% u regjistruan në universitetet publike dhe pjesa tjetër në universitetet private” – tha Nikolla
Shifrat e publikuara nga MAS tregojnë se mësuesia për herë të parë është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi, dege ku pragu i notës mesatare u rrit në 7.