Ministria e Industrisë i kërkon Bankers të ndërpresë urgjentisht injektimet në puse – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria e Industrisë i kërkon Bankers të ndërpresë urgjentisht injektimet në puse

21:44 | 23/12/2016
në Shqiperi
0

Pas ankesave të vazhdueshme të banorëve të fshatit Zharrës, për lëkundje të tokës, që sipas tyre vjen nga aktiviteti i kompanisë prodhuese të naftës, bankers petroleum, Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka kërkuar kompanisë të ndërpresë nderprerje urgjente të operacioneve të injektimit me presion të larte të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë.

Sipas njoftimit zyrtar për shtyp, Ministria e Energjisë dhe Industrisë shprehet e vendosur për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zgjidhur shqetësimin e shprehur nga banorët e fshatit  Zharrës. Me përfaqësuesit e Bankers Petrolium është mbajtur një komunikim i vazhdueshëm për të diskutuar zgjidhjen e  problemeve të shfaqura në këtë zonë dhe marrjen e të gjitha masave të nevojshme për ndalimin pa afat të operacioneve të injektimit të ujit me presion të lartë në këto puse nga ana e kompanisë.

Si pasojë e intensifikimit të aktivitetit sizmik në zonën e Zharrëzës në fushën naftëmbajtëse të Patos-Marinzës, ku operon me operacione hidrokarbure kompania koncesionare “Bankers Petroleum”, si edhe në përgjigje të shqetësimeve të banorëve të Zharrëzës dhe zonave përreth për dëmet e shkaktuara nga këto tërmete, Ministri Gjiknuri ka urdhëruar ngritjen me urgjencë të një grupi pune me përbërje nga MEI, AKBN, Albpetrol dhe SHGJSH, në bashkëpunim edhe me IGJEUM për të marrë analizuar situatën dhe për të zgjidhur kërkesën e banorëve të kësaj zone. Në zbatim të këtij urdhri, grupi i punës i kryesuar nga Zv. Ministri Bejtja zhvilloi një takim të zgjeruar me përfaqësues të komunitetit, përfaqësues të Bashkisë Patos, të Bankers Petroleum, të Albpetrol, AKBN dhe IGJEUM për të diskutuar problemet e ngritura prej komunitetit lokal. Pjesëmarrësit diskutuan gjerësisht rreth shqetësimeve dhe për masat që duhen marrë për stabilizimin e situatës dhe eliminimin e shkaqeve që i shkaktojnë këto lëvizje sizmike. Gjithashtu, ditën e sotme, u mblodh edhe grupi i punës ku u caktuan detyrat  për eliminimin e problemeve të shfaqura këto ditë, ndërsa iu kërkua Albpetrolit  dhe Drejtorisë së Emergjencave Civile që të marrin të gjithë masat e nevojshme për të ndihmuar banorët në nevojë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Në këtë kuadër, Ministri Gjiknuri i ka kërkuar ditën e sotme kompanisë “Bankers Petrolium” ndërprerjen urgjente të operacioneve të injektimit me presion të lartë të ujit teknologjik në puset e lokalizuara përreth fshatit Zharrëz, deri në një njoftim të dytë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë bën me dije se është komunikuar vazhdimisht edhe me grevistët dhe përfaqësuesit e komunitetit të zonës së prekur për të ndjekur hap pas hapi të gjithë masat që po merren, ndërsa ka vijuar bashkëpunimi intensive edhe me Bashkinë e Patosit si dhe me Prefektin e  Fierit. Ndërkohë, një grup nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe me pjesëmarrjen e Kryetares së Bashkisë Patos  kanë shkuar në Zharrës për tu takuar drejtpërdrejt me pjesëmarrësit e grevës dhe përfaqësuesit e komunitetit të Zharrëzës.

Etiketa: Bankersinjektimet në puseMinistria e Industrisë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Vazhdon hakmarrja greke/ Kthehen në Kakavijë 100 emigrantë

Kakavijë, fluks emigrantësh nga Greqia për festat e fundvitit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –

20:12 | 25/12/2025
Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

19:20 | 25/12/2025
Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –

19:02 | 25/12/2025
Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –

18:46 | 25/12/2025
Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –

18:34 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –
  • Hetimi i New York Times/ Nga ëndrra amerikane te puna e rëndë, flet studentja shqiptare –
  • Përleshje në një lokal në Korçë, disa persona shoqërohen (FOTO) –
  • Italia përfshihet nga moti ekstrem, alarm nga veriu në jug –
  • Nicki Minaj humb 10 milionë ndjekës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humb jetën një 19-vjeçar pas aksidentit në Levan–Tepelenë –
  • Trajtim poshtërues, policia shkeli “privatësinë mjekësore”” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com