Një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit, ministri teknik i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka emëruar Denion Meidanin, drejtor të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Burgjeve.
Emërimi i djalit të ish-Presidentit, Rexhep Meidanit në këtë detyrë është bërë pasi posti i kreut të SHKB-së në Burgje mbeti vakant pas shkarkimit të Ramazan Topuzit. Denion Meidani e ka mbajtur këtë post edhe më herët, nga viti 2012 deri në vitin 2013, ku ai u larguar nga kjo detyrë.
Meidani ka mbajtur më parë edhe postin e kreut të Antikontrabandës në Drejtorinë e Doganave, ku pas një konflikti që pati me Drejtoreshën e aso kohe të këtij institucioni, Elisa Spiropalin, ai u shkarkua nga detyra.