Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar, pavarësisht paralajmërimit të Ambasadës Amerikane.
“Dua të siguroj deputetin Shehu dhe këdo brenda dhe jashtë salle, ne i ndjekim me kujdes të gjitha paralajmërimet e aleatëve tanë. Jemi në kontakt me ata në Uashington, me partnerët në NATO.
Vlerësimi që kemi sot është që nuk ka asnjë arsye për të qenë të alarmuar. Ka pasur një komunikim nga Zyra e Shtypit të Kryeministrit. Duhet t’i bazohemi asaj. Ministritë e tjera do informojnë në kanalet e duhura, duke qenë në kontakt me qeverinë dhe Kryeministrin”, tha ministri Hoxha.
Deputeti Tritan Shehu ka reaguar sot në Kuvend lidhur me paralajmërimin e ambasadës së SHBA në Tiranë për rrezikun e mundshëm të sulmeve iraniane ndaj Shqipërisë.
Deputeti kërkoi një veprim më të koordinuar të qeverisë për sigurinë kombëtare, duke shtuar se informacioni strategjik mbi kërcënimet ndaj vendit duhet të menaxhohet brenda institucioneve shqiptare.
The post Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes! appeared first on 27.










