Po zhvillohet në sheshin “Skëndërbej” koncerti festiv në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Përveç administratës të cilën qeveria e ka detyruar të zbresë në shesh, në koncert siç duket dhe në videon e mëposhtme janë dhe ministret e kabinetit qeveritar “Rama3”.
Veçanërisht Ministrja e Shtetit për Parlamentit, Elisa Spiropali duket mjaft e entuziasmuar teksa fton koleget e tjera të kërcejnë në ritmet e muzikës. Pranë saj duket ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro.
Ndërkaq, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj nuk i ndal në asnjë moment sefliet në koncert.