Lideri i Partisë Social Demokrate (DPS) në Mal të Zi, Millo Gjukanoviç, ka deklaruar se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën me politika të gabuara në të kaluarën, dhe me luftën me NATO-n në vitin 1999.
“Serbia e sotme nuk vendosë për Kosovën. Ajo thjesht e ka pranuar faturën për humbjen që e ka pësuar më herët”, ka shtuar Gjukanoviç.