Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliona euro shpenzime, por rrugë pa cilësi –

12:21 | 21/01/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Gjon Shkëmbi mbetet në qeli –

Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis –

Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit –

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Posaçme dënon me 30 vite burg Leonard Dukën –

Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe potencialin turistik të vendit.

Raporti i Bankës Botërore thekson se edhe pse shpenzimet publike për infrastrukturën e transportit janë ndër më të lartat në rajon si peshë ndaj buxhetit:  rreth 7.5 për qind të totalit të shpenzimeve, ku afro 80 për qind u dedikohet rrugëve, problematikat e akumuluara ndër vite tregojnë se investimet nuk janë shoqëruar me efikasitet të qëndrueshëm dhe cilësi të mjaftueshme të shërbimit.

Rrjeti rrugor prej 15 mijë kilometrash mbart 98 për qind të trafikut të brendshëm të pasagjerëve, por pjesë të mëdha të tij mbeten të amortizuara, sidomos rrugët rurale dhe lidhjet rajonale, të cilat vuajnë nga standardet e dobëta të mirëmbajtjes, mungesa e parametrave bashkëkohorë të sigurisë dhe lidhshmëria e pamjaftueshme mes zonave ekonomike. Kjo situatë penalizon jo vetëm lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, por edhe konkurrueshmërinë tregtare dhe flukset e turizmit, që varen nga një infrastrukturë funksionale dhe e qëndrueshme.

Sipas raportit, rritja e fortë e numrit të automjeteve, mbi 114 për qind në dekadën 2013–2023, ka ushtruar trysni të madhe mbi rrugët ekzistuese dhe ka përkeqësuar ndjeshëm ndotjen urbane, për shkak të flotës së vjetëruar, ku rreth 90 për qind e mjeteve janë më të vjetra se 10 vjet.

Trafiku i rënduar, zhurma, konsumi i lartë i karburanteve dhe emetimet e dëmshme e vendosin Shqipërinë ndër vendet me sfida serioze mjedisore në sektorin e transportit. Përveç rrugëve, infrastruktura hekurudhore paraqet një tjetër pikë të dobët. Mbi 70 për qind e linjave janë në gjendje të degraduar, duke kufizuar shpejtësinë, cilësinë e shërbimit dhe integrimin rajonal të vendit. Ndërkohë, transporti detar, që përpunon gati 55 për qind të volumit të mallrave, ka nevojë për modernizim të vazhdueshëm për t’u përshtatur me flukset tregtare në rritje dhe kërkesat e ekonomisë moderne.

Këtyre sfidave infrastrukturore u shtohet edhe cenueshmëria e lartë klimatike. Përmbytjet e shpeshta përgjatë korridoreve kryesore, si Tiranë–Durrës dhe Durrës–Vlorë, shkaktojnë humbje vjetore rreth 15 milionë dollarë, ndërsa dëmtimet në ura dhe prita rrjedhin në më shumë se 20 milionë dollarë të tjera në vit.

Transporti është gjithashtu sektori i dytë më i madh emetues në vend, duke kontribuar me rreth 22 për qind të totalit të emetimeve, çka e vendos në qendër të sfidave të tranzicionit të gjelbër të Shqipërisë. Në vlerësimet ndërkombëtare të cilësisë së infrastrukturës, vendi renditet ulët, si në cilësinë e rrugëve dhe energjisë, ashtu edhe në treguesit e logjistikës, duke reflektuar boshllëqet e akumuluara ndër vite.

Raporti thekson se Shqipëria mund të arrijë rezultate dukshëm më të larta nga niveli aktual i shpenzimeve, nëse investimet orientohen dhe menaxhohen më me efikasitet. Banka Botërore vlerëson se optimizimi i investimeve ekzistuese mund të përmirësonte rezultatin e Infrastrukturës me 18.6 për qind, duke afruar vendin me nivelet e CEE8 dhe cilësia e rrugëve me rreth 29 pikë përqindje. Rritja e efikasitetit të kapitalit publik do të sillte një kontribut prej 0.1 pikë përqindjeje në rritjen e PBB-së për frymë në periudhën 2026–2050, duke përmirësuar ndjeshëm zhvillimin afatgjatë ekonomik.

Në këtë kuadër, raporti i Bankës Botërore nënvizon disa rekomandime kyçe. Në afatshkurtër sugjerohet krijimi i një buxheti të dedikuar për mirëmbajtjen e urave dhe strukturave rrugore, forcimi i institucioneve dhe standardeve të sigurisë, rritja e transparencës dhe kontrollit në importet e automjeteve të përdorura dhe ruajtja e taksave të larta ndaj karburanteve fosile.

Në një perspektivë më të gjatë kërkohet mobilizimi i investimeve private për hekurudhat, nxitja e mobilitetit të gjelbër urban dhe ndërtimi i një kuadri të qartë për infrastrukturën e karikimit dhe reduktimin e varësisë nga automjetet.

Sipas raportit, vetëm një kombinim i tillë politikash të qëndrueshme, investimesh efikase dhe reformash institucionale mund të transformojë sektorin e transportit në një motor real zhvillimi për ekonominë shqiptare./Ekofin

Të Lidhura

Gjon Shkëmbi mbetet në qeli –

Gjon Shkëmbi mbetet në qeli –

nga 27
13:51 | 21/01/2026
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të mërkurë (21 janar), rekursin e Gjon Shkëmbit (i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit...

Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis –

Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis –

nga 27
13:39 | 21/01/2026
0

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohet për shpërndarje droge. Pas hekurave ra shtetasi me...

Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit –

Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit –

nga 27
13:29 | 21/01/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka hedhur akuza të forta...

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Posaçme dënon me 30 vite burg Leonard Dukën –

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Posaçme dënon me 30 vite burg Leonard Dukën –

nga 27
13:13 | 21/01/2026
0

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin e saj duke e dënuar Leonard Dukën me 30 vite burg për vrasjen e...

Para
SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës –

SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjon Shkëmbi mbetet në qeli –

Gjon Shkëmbi mbetet në qeli –

13:51 | 21/01/2026
Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis –

Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis –

13:39 | 21/01/2026
Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit –

Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit –

13:29 | 21/01/2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Posaçme dënon me 30 vite burg Leonard Dukën –

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Posaçme dënon me 30 vite burg Leonard Dukën –

13:13 | 21/01/2026
Kush është “i forti” që u arrestua për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit –

Kush është “i forti” që u arrestua për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit –

12:55 | 21/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Gjon Shkëmbi mbetet në qeli –
  • Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis –
  • Fati i Ramës përcaktohet nga ai i Ballukut! Lubia ka kërkuar largimin e Spiropalit –
  • Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Gjykata e Posaçme dënon me 30 vite burg Leonard Dukën –
  • Kush është “i forti” që u arrestua për trafik armësh në Tufinë! Rezulton vëllai i Xubit të Yzberishtit –
  • SHBA kërkon luftë kundër karteleve, qeveria e Ramës po hap rrugën e drogës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjon Shkëmbi mbetet në qeli –
  • Vlorë? Arrestohet 35-vjeçari për shpërndarje droge, sekuestrohet kanabis –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com