Duma Shtetërore, që është Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, e miratoi me shumicë votash të emëruarin e presidentit Vladimir Putin për kryeministër, Mikhail Mishustin.
Në favor të Mishustinit votuan 383 ligjvënës, ndërsa 41 abstenuan. Të mërkurën, Putin e propozoi Mishustinin, ish-shef i Shërbimit Federal të Taksave, për kryeminitsër, pasi Qeveria e Dmitry Medvedevit dha dorëheqje.
Medvedev tha se dorëheqja pason thirrjet e Putinit për ndryshime të mëdha kushtetuese.
Mishustin u sugjerua nga Presidenti Vladimir Putin si një zëvendësim i kryeministrit për një kohë të gjatë Dmitry Medvedev, të cilit i është ofruar një pozicion si zëvendës shef i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.