Në lidhje me cilësinë e miellit serb, Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ka siguruar se mielli serb është brenda të gjitha standarteve, kjo ka dalë pas analizave të kryera.
Panariti ka komentuar edhe çmimin kur tha se është kërkesë oferta ajo që e rregullon tregun.
Ndërkohë Panariti ka pranuar se qeveria nuk subvencionon prodhuesit në vendin tonë për shkak të sipërfaqeve të vogla që zë kjo kulturë bujqësore, ndërsa tha se qeveritë e tjera përfshi ato ruse e serbe subvencionojnë prodhuesit e miellit, çka sjell edhe një çmim më të ulët të këtij produkti.