Këngetari Michael Buble është shprehur se djali i tij 3 vjeçar Noah është diagnostikuar me sëmundjen e kancerit.
Në një deklaratë të postuar në Facebook, kanadezi ka konfirmuar lajmin duke thënë se ai dhe gruaja e tij, aktorja argjentinase Luisana Lopilato, janë të shkatërruar kur mësuan diagnozën e fundit të djalit të tyre Noah, i cili aktualisht është duke bërë një trajtim në SHBA.
Buble shtoi se të dy bashkëshortët kanë ndërprerë karrierën e tyre për tu fokusuar tek shëndeti djalit të tyre.