Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Albena Reshitaj, Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Bajram Hasanin, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës.
Meta i kushtoi një rëndësi të veçantë zhvillimit të projekteve të përbashkëta si dhe promovimit të ndërsjellë të resurseve mjedisore, kulturore dhe turistike të dy vendeve tona.
Gjithashtu Presidenti nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të ministrive homologe të Kosovës dhe të Shqipërisë në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit.