Presidenti Ilir Meta i ka dhënë nënshtetësinë shqiptare kryetarit të Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos.
Janullatos ka falenderuar Metën, ndërsa u ka kërkuar duartrokitje për këtë vendim të pranishmëve gjatë meshës së Krishtlindjes.
“Vendimi i tij është i rëndësishëm për ne. Ashtu si vera, sa më shumë vjetërohet, aq më shumë vlera merr“, ka thënë Kryepeshkopi Janullatos para besimtarëve ortodoksë.