Sekretarja e përgjithshme e PDIU-së, Mesila Doda ishte në Durrës për t’u takuar me djemtë dhe vajzat e Klubit të Patriotëve të Rinj. Në fjalën e saj deputetja Doda propozoi që çështja e arsimit duhet të jetë pjesë e paktit kombëtar të partive politike. Ajo tha që duhet një strategji afatgjatë që i qëndron 20 apo 30 viteve të ardhshme, që i jep zgjidhje çështjes së arsimit të të rinjve të Shqipërisë. Doda i bëri thirrje të rinjve që të angazhohen fort në politikë.
https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1447279091978482/