Meshkujt po pakësohen me ritme dy herë më të larta se femrat – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meshkujt po pakësohen me ritme dy herë më të larta se femrat –

08:25 | 05/03/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Popullsia e Shqipërisë ka nisur të përshpejtojë ritmet e rënies vitet e fundit, por meshkujt po pakësohen me ritme më të larta se femrat referojnë të dhënat e krahasueshme të viteve të fundit nga INSTAT.

Me 1 janar 2023, në të gjithë vendin zyrtarisht ishin 71,6 mijë meshkuj më pak se në vitin 2018 me rënie 5%. Në të njëjtën periudhe kishim 36,8 mijë femra më pak, me rënie 2.6%.

Shqipëria ka raport gjinor në lindje që favorizon meshkujt. Mesatarisht në një vit lindin 105 djem për 100 vajza, por emigracioni më i lartë te meshkujt dhe jetëgjatësia më ulët se e femrave po i pakëson burrat referojnë të dhënat.

Sipas qarqeve, rënien më të madhe të popullsisë së meshkujve nga 2018 më 2022 e kishte Qarku i Gjirokastrës me 18% nga 5% që është mesatarja kombëtare, ndërsa i dyti renditet Berati me rënie 15%.

Rënie dyshifrore të popullatës së meshkujve kishte edhe Dibra me -12%, Elbasani me -11, Fieri me -10%, Korça me -12%, teksa vetëm Tirana shënoi rritje të numrit te meshkujve me 4% gjatë 2018-2023.

Në anën tjetër, popullata e femrave shënoi rënie të fortë në qarqet e Gjirokastrës Beratit dhe Dibrës përkatësisht -12, -10% dhe -11%.

Në qarqe popullata e meshkujve është në rënie më të fortë për shkak të emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe jetëgjatësisë më të ulët se në Tiranë.

Ende ka një tendencë për zhvendosje nga qarqet drejt Tiranës, ndërkohë që largimi jashtë vendit ka vijuar me ritme të larta vitet e fundit.

Shumica e qarqeve të vendit 9 prej 12 gjithsej janë duke vuajtur rënien e popullsisë edhe nga emigrimi i brendshëm, përveç ikjes jashtë vendit dhe tkurrjes së lindjeve. INSTAT raportoi se në vitin 2022 migrimi brenda Shqipërisë ka një ndikim të rëndësishëm në popullsinë e njësive administrative.

Në vitin 2022, në nivel qarku, vetëm Tirana, Durrësi dhe Vlora kishin një migrim të brendshëm neto pozitiv (më shumë të ardhur se sa të larguar). Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të gjitha qarqet e tjera ( Berati, Dibra, Elbasani, Fieri, Gjirokastra, Korça, Kukësi, Lezha, Shkodra,) kanë pasur migracion të brendshëm neto negativ gjatë vitit 2022.

Popullsia e vendit prej tre dekadash është në trend rënës, por popullsia në moshë pune (15-64 vjeç) është duke u tkurrur me ritme më të shpejta.

Sipas të dhënave të INSTAT, më 1 janar të vitit 2023, popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1% në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8%.

Popullsia në moshë punë u reduktua me rreth 101 mijë persona në krahasim me vitin 2019, para pandemisë. Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak./Monitor

Read more

Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve –

Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper –

“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…

Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force –

Të Lidhura

nga 27
19:48 | 24/01/2026
0

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë...

19:42 | 24/01/2026

19:22 | 24/01/2026
0

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, në drejtim të kryeministrisë u hodhën bomba molotov, ndërsa policia shpërndau turmën...

Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force –

Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force –

nga 27
19:12 | 24/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka deklaruar sot gjatë protestës para Kryeministrisë se do të jetë gjithmonë me protestuesit. Gjatë...

Para
“Atë volumin dhe gangon me mua mos e bëj!”, Romeo debat me Jetmirin –

“Atë volumin dhe gangon me mua mos e bëj!”, Romeo debat me Jetmirin -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve –

Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve –

19:48 | 24/01/2026
Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper –

Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper –

19:42 | 24/01/2026
“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…

“Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…

19:22 | 24/01/2026
Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force –

Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force –

19:12 | 24/01/2026
Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadane në drejtim të Kryeministrisë –

18:56 | 24/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve –
  • Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper –
  • “Plehra!” Deputeti demokrat përplaset me efektivët civilë: Mos i prekni çunat…
  • Kur vidhesh je në të drejtën e vetëmbrojtjes për të reaguar me çdo lloj force –
  • Berisha mbaron fjalën, protestuesit hedhin molotovë dhe flakadane në drejtim të Kryeministrisë –
  • U ngritëm si feniksi dhe plagosëm për vdekje bishën narko-diktaturë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve –
  • Protestuesit tentojnë të futen brenda Kuvendit, policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me piper –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com