Një aeroplanmbajtëse turke është goditur nga raketat ruse në brigjet e Ukrainës. Aeroplanmbajtësja turke e quajtur “Yasa Jupiter” ishte rrugës nga Odessa drejt Rumanisë.
Këtë sulm e ka bërë me dije Drejtoria e Përgjithshme Detare e Turqisë, ku tha se aeroplanmbajtësja e cila ishte me flamurin e saj u godit nga një raketë kur po lundronte në brigjet e Ukrainës.
Sipas tyre, mjeti lundrues thuhet se ka pësuar disa dëmtime por nuk raportohet për persona të lënduar apo të vdekur. Nuk është e qartë se nga çfarë lloj municioni u godit ai.