Gjyqtarja e arrestuar nga SPAK-u në Elbasan, ishte denoncuar nga Fadil Mema – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gjyqtarja e arrestuar nga SPAK-u në Elbasan, ishte denoncuar nga Fadil Mema

19:50 | 23/07/2022
në Shqiperi
0

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 4 mijë USD ryshfet, për t’i uluar dënimin me 6 muaji një të burgosuri. Zamira Vyshka është një emër i lakuar në sistemin e drejtësisë dhe nuk është rastësi që ka rënë në duart e SPAK-ut.

Ish-shefi i policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, para se të ekzekutohej në Itali në 14 mars 2015, ka rrëfyer ndër të tjera para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka ishte mikeshë e grupit Çapja në Elbasan dhe se merrte vendime për llogari të tyre.

Duke treguar aktivitetin kriminal te Çapjave dhe konfliktin me ta që solli shumë viktima, ish oficeri i policisë Fadil Mema ka thënë para ish prokurorit Xhevat Hana se gjyqtarja Zamira Vyshka, me një dosje të falsifikuar, kishte shpallur të pafajshëm Sokol Çapjan, i akuzuar për një vrasje në vitin 1993.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

“Në këtë rast Sokoli, mori pafajësinë në vitin 1998, pasi mesa di unë, oficeri i policisë gjyqësore Vangjel Xhani dhe gruaja e këtij të fundit, Sofika Xhani, e cila ishte prokurore në Elbasan, kanë grisur fletët e dosjes dhe i ngatërruan. Gjyqin me sa di unë e ka zhvilluar gjyqtarja Zamira Vyshka, e cila është mikeshë shumë e afërt e familjes Çapja. Ndërsa çifti Xhani pas këtij veprimi që bënë u larguan për në Amerikë”, ka treguar Fadil Mema para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana.

Fadil Mema ka rrëfyer se “më 30 janar 2006 së bashku me vëllezërit dhe kunatin Ardian Ibrahimi, kam shkuar tek një komshi për ngushëllim. Rrugës në kthim ka parë një deputet të asaj kohe në Elbasan që ishte në shoqërinë e Kujtim Hazbiun me të cilët u përshëndetën. Pas një ose dy minuta dëgjoi kunatin e Ardianin që të bërtasë “na vranë”. Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja”. Në këtë moment i kam thënë “o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë, ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën”.

Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja, e ka qëlluar sërish në ikje e sipër, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë “Mauzer” dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej ta vriste. “Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia e Elbasanit Florenc Çapja”.

Fadil Mema i ka rrëfyer Xhevat Hanës se më vonë e ka ndryshuar dëshminë, duke mohuar se ka parë Florenc Çapjan me automatik, me qëllim për të normalizuar raportet me Çapjat. Akuzat e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve” ndaj Florenc Çapjas u pushuan në vitin 2020 nga Gjykata e Apelit Durrës. Fadil Mema, megjithëse u largua nga Elbasani dhe u zhvendos në Itali, nuk mundi t’i shpëtojë sagës së vrasjeve seriale pasi u ekzekutua në vitin 2015 në Itali.

Gjyqtarja e Elbasanit Zamira Vyshka deklaron në një pasuri me vlerë qindra mijëra euro. Gjyqtarja ka deklaruar një shtëpi dykatëshe dhuruar nga babai si dhe një shtëpi tjetër me tre kate me vlerë 10 milionë lekë. Gjyqtarja deklaron edhe një objekt dy kate me sipërfaqe 628 m2 si dhe objekti me sipërfaqe 1257 m2 dhe trualli 4900 m2 në bashkëpronësi.

Gjyqtarja deklaron rreth 200 mijë euro llogari bankare, depozita bankare dhe obligacione. Deklaron në bashkëpronësi troje si 338.6 m2, 390 m2, 472 m2, 24 m2, 140 m2, 500 m2, 160 m2, 100 m2, 166 m2, 390 m2, 476 m2, 390 m2, 140 m2, 500 m2 dhe 160 m2. Ullishte dhe 13 mijë m2 tokë bujqësore në bashkëpronësi.

Etiketa: gjyqtarerryshfet

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Veliaj bën propagandë me UKT/ Banorët e Tiranës pa ujë në pikun e vapës

Veliaj bën propagandë me UKT/ Banorët e Tiranës pa ujë në pikun e vapës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com