Një pusetë nafte ka shpërthyer në Delvinë ndërkohë që forcat e zjarrëfikëses kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Si pasojë e zjarrit masiv një zjarrëfikës është asfiksuar. Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.
Ndërkohë mësohet se zjarri është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik.